Mirëqenie

shk12016

Trajtimi i melanomës, perspektiva të reja nga barna novatore

tags: MELANOMA

Në Shtetet e Bashkuara ka arritur tashmë pozicionin e pestë në klasifikimin e tumoreve më të përhapura, me 1/3 e rasteve të përqendruara para moshës 50 vjeç. Nuk ka dyshim se melanoma është një nga tumoret me rritjen më të lartë të incidencës së saj gjatë viteve të fundit. Por është gjithashtu e vërtetë se është mes tumoreve për të cilat në një kohë shumë të shkurtër ka ndodhur një revolucion i terapisë, fryt në veçanti i përmirësimit të përkufizimit të karakteristikave të tyre molekulare, me identifikimin e mutacioneve në nivel të disa gjeneve të përfshira në rregullimin e rritjes molekulare. Disa nga këto mutacione mund të identifikojnë format familjare të melanomës.

"Me njohjet dhe metodologjitë aktuale mund të konsiderojmë sporadike rreth 90% të melanomave, ndërsa 6-12% janë me bazë trashëgimie - pohon Giuseppe Palmieri, përgjegjës i Departamentit të gjenetikës për tumoret në Cnr Sasari. Nga këto të dhëna njohim vetëm disa nga gjenet që kanë një impakt të ndjeshëm në predispozitën ndaj sëmundjeve (si mutacioni CDKN2A i pranishëm në 20-40% të pacienteve me formë të trashëgueshme), por ka një pjesë të madhe formash të trashëgueshme ku ndryshimi gjenetik nuk është karakterizuar ende". Edhe në rastin e tumorit sporadik janë identifikuar mutacione gjenetike, identifikimi i të cilave është i rëndësishëm duke qenë se përfaqësojnë një target terapeutik. "Në rreth 50% të rasteve është i pranishëm mutacioni Braf ku në 90% të rasteve verifikohet në të njëjtën pikë, - vazhdon eksperti, - ky gjen është i rëndësishëm sepse është në ngarkim të një kaskade sinjalesh që nevojiten për të kontrolluar përhapjen e qelizave, një lloj 'çelësi' që në prani të një mutacioni mbetet gjithnjë i ndezur".

Një tjetër mutacion relativisht i shpeshtë është ai i gjenit Nras që megjithatë nuk ka një target terapeutik në ndryshim nga Braf i mutuar. Ky i fundit është shënjestra e dy molekulave, vemurafenib dhe dabrafenib.
Ndërsa dy barna të tjera (trametinib e cobimetinib) janë të afta të inhibojnë Mek (komponentin e kaskadës molekulare) menjëherë në rrjedhën e poshtme të Braf.
Në fund në një numër të vogël rastesh (1-3%) është i pranishëm një mutacion i gjenit c-KIT, prania e të cilit e bën melanomën të ndjeshme ndaj terapisë me inhibitorët e c-KIT, si imatinib dhe ilotinib.
Target terapia është vënë përbri imunoterapisë gjatë viteve të fundit. "Me këto ndryshime, me qasjen multidisplinore, biologjinë molekulare dhe zbulimin e imunoterapikëve të rinj, skenari ka ndryshuar dhe ka ndryshuar kaq shpejt sa tani po shtrojmë problemin se me cilën strategji të fillojmë, pra t'i drejtohemi më parë imunoterapisë apo target terapisë", thotë Paola Queirolo nga "Uoc Oncologiamedica Irccs" San Martino. Me imunoterapinë trajtimi vepron mbi sistemin imunitar. Kjo i lejon mbrojtjeve imunitare të adresohen kundër tumorit. Është fjala për anti-trupa monoklonalë që bllokojnë chek pointe të veçanta imunitare si CTLA-4 në rastin e ipilimumab dhe PD-1 në rastin e nivolumab dhe pembrolizumab. Përbri reflekseve në prognozën e pacienteve terapitë e reja nënvizojnë edhe efekte të reja të padëshiruara.

"Ka ikur koha e kimioterapisë e konsideruar deri më sot si terapia "e ligë" që të rrëzon flokët, por kemi hyrë në një skenar trajtimi po aq të vështirë  për t'u menaxhuar sepse autoimuniteti nuk është gjë e vogël - pohon onkologia,- ndërsa një tjetër gjë e vështirë për t'u menaxhuar me imunoterapinë është vlerësimi i përgjigjes sepse shpesh ka progresione në fillim të terapisë për shkak të infiltrimit linfocitar të tumorit". Megjithatë mundësia për të pasur barna novatore me mekanizma veprimi të ndryshme, hap perspektiva të tjera, jo vetëm sepse ofron mundësinë për të propozuar një trajtim në vend të një tjetri, duke pasur parasysh faktin se disa pacientë mund të kenë përfitim më të madh nga target terapitë, ndërsa pacientë të tjera nga imunoterapitë, por edhe për përdorimin e mundshëm të dy terapive në kontekstin e algoritmeve terapeutike, gjithnjë e më të personalizuara, ndërsa vlerësohen përmirësime potencialisht të arritshme nga kombinimi i dy terapive./D.GJ.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC