Mirëqenie

shk292016

Te gratë diabeti lidhet me një risk më të madh për demencë

tags: Demencë

Mes personave me diabet të tipit 2, normat e demencës vaskulare janë më të mëdha te gratë se sa te meshkujt. Autorët e një metanalize të publikuar në "Diabetes Care" dhe të koordinuar nga Rachel Huxley nga "Curtin University" në Australi, kanë seleksionuar nga literatura shkencore 14 studime, duke zbuluar se pabarazia gjinore ishte më e dukshme në rastet e demencës vaskulare.

Në krahasim me subjektet jo-diabetikë, diabeti lidhej me një shtim të riskut  për demencë në të dyja gjinitë: 62% te gratë dhe 58% te meshkujt. Por risku i demencës vaskulare ishte i shtuar më shumë në gjininë femërore (134% te femrat kundrejt 73% te meshkujt) dhe nga ana tjetër risku për demencë jo-vaskulare, mes të cilave Sëmundja e Alzheimerit, ishte shtuar në mënyrë të ngjashme në të dyja gjinitë (55% te femrat dhe 49% te meshkujt).
Pra nga rezultatet doli se krahasuar me burrat diabetikë, gratë diabetike kishin një risk demence vaskulare të shtuar  me 19%, ndërsa demenca jo vaskulare nuk kishte diferenca domethënëse mes gjinive. 

Kërkuesja thekson se zbulimi i rritjes së mundësive për të zhvilluar demencë vaskulare dëshmon faktin se çrregullimi metabolik është më i rrezikshëm për sistemin cerebrovaskular te femrat, ose mund të jetë pasojë e dallimeve biologjike mes gjinive, si p.sh. për shkak të estradiolit endogjen i pranishëm te gratë.

"Lidhja mes diabetit dhe demencës është e njohur dhe nga studime të fundit ku del se përveç efekteve të hiperglicemisë, edhe episodet e hipoglicemisë mund të kontribuojnë në demecë. Nga an tjetër përkeqësimi konjitiv mund të shtojë riskun për hipoglicemi", shkruajnë kërkuesit. Dhe metanaliza tregon se në total kanë qenë 102.174 rastet e demencës aksidentale, prej të cilëve pjesa më e madhe (rreth 90%) ishte me bazë jo-vaskulare. Në këtë kontekst risku i lartë për demencë vaskulare për gratë diabetike ishte i dukshëm. "Studime të ardhshme prospetike me të dhëna të shtrira fenotipike dhe gjenetike mbi faktorë të riskut, janë të domosdoshme për të verifikuar nëse këto marrëdhënie janë rastësore ose jo", përfundon Huxley.

 

Diabetes Care. 2016. doi: 10.2337/dc15-1588


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC