Mirëqenie

maj312016

Litiumi lidhet me një risk më të ulët vetëlëndimesh në çrregullimin bipolar

tags: BARNA

Te pacientët me çrregullim bipolar marrja e barnave me bazë kripërat e litiumit lidhet me një numër më të vogël vetëlëndimesh dhe lëndimesh të pavullnetshme krahasuar me trajtime të tjera të përshkruara zakonisht, shkruhet në një artikull të publikuar së fundi në "Jama Psychiatry".

Çrregullimi bipolar i quajtur edhe psikoza maniako-depresive, është një konditë e karakterizuar nga oshilacione të humorit, cikle maniakale dhe depresion. Vetëlëndimi, tendenca për të shkaktuar vuajtje fizike duke arritur deri në vetëvrasje, është një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga ky çrregullim.
"Pavarësisht se dihet ende pak mbi riskun e lëndimeve të pavullnetshme të shkaktuara nga impulset agresive të  pakontrollueshme: disa studime sugjerojnë se litiumi mund të reduktojë sjelljet vetëvrasëse, të tjerë sugjerojnë se përdorimi i antikonvulsantëve është në gjendje që të shtojë episodet e vetëlëndimit dhe mungojnë thuajse fare të dhënat mbi efektet e antipsikotikëve të përdorur si stabilizues të humorit", pohon Joseph Hayes  nga University College, Londër, i cili bashkë me kolegët e tij ka ballafaquar normat e vetëlëndimit të vullnetshëm, lëndimeve të paqëllimshme dhe vdekjeve te pacientët që merrnin litium, valproate natriumi, olanzapine ose quetiapine duke përdorur të dhënat e një arkivi të gjerë kartelash klinike elektronike në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga studimi i zhvilluar në 6.671 pjesëmarrës, dolën përqindje të ulëta vetëlëndimi të pavullnetshëm te pacientët e trajtuar me litium në krahasim me ata në terapi me tre barna të tjera. "Megjithatë numri i vetëvrasjeve rezultoi i pamjaftueshëm për të treguar ndryshime domethënëse mes trajtimeve të veçanta", thonë autorët në artikull. Megjithatë "këto rezultate i shtohen të dhënave ekzistuese që mbështesin hipotezën se administrimi i litiumit është në gjendje që të reduktojë impulset agresive përveç se të stabilizojë humorin", përfundon Hayes.

 


Jama Psychiatry 2016. doi:10.1001/jamapsychiatry.2016.0432http://archpsyc.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2521461


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC