Mirëqenie

qer292016

Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali: E-cig të sigurta, por shumë pak efikase

tags: Kanceri

Monitorimi më i gjatë i zbatuar deri më tani mbi cigaret elektronike konfirmon sigurinë e tyre por edhe efikasitetin e vogël si instrument për lënien e duhanit. Këto pohime janë publikuar në revistën ndërkombëtare  profesionale "Tobacco control", që ka nxjerrë paraprakisht rezultatet e 24 muajve monitorimi mbi efikasitetin dhe sigurinë afatgjatë të cigareve elektronike. Studimi i realizuar nga një grup kërkuesish nga ente të ndryshme italiane mes të cilave Instituti i Lartë i Shëndetësisë dhe universitete të ndryshme, do të vazhdojë e do të përmbyllet në 2019-n.
Kërkimi ka përfshirë 932 duhanpirës të e-cig, të cigareve tradicionale ose të të dyjave (dual users).

*Pas 24 muajsh follow up, 42.4% e duahnpirësve të cigareve elektronike vazhdonte të pinte vetëm këto cigare; 18.8% braktisi çdo lloj cigareje; 38.9% iu kthye përsëri duhanpirjes tradicionale.

**Mes duhanpirësve tradicionalë, 75.6% vazhdonte të pinte cigare klasike; 23.1% e kishte lënë edhe pse nga këta, 5.6% kishte filluar të pinte cigare elektronike.

***Në grupin e tretë të duhanpirësve të të dyja llojeve të cigareve, 57.4% e kishte braktisur e-cig, por jo cigaret klasike; 16.6% vazhdonte t'i pinte të dyja; 26.0% i kishte lënë cigaret tradicionale (edhe pse nga këta, 11.7% vazhdonte të pinte cigare elektronike).

Janë regjistruar 38 raste me inflamacion/irritim në rrugët e sipërme të frymëmarrjes (nga këta 20 ishin përdorues të të dyja llojeve të cigareve) dhe 38 raste të tjera me patologji të rënda të lidhura në mënyrë potenciale me duhanin, me diferenca minimale mes grupeve.

Instituti i Lartë i Shëndetësisë sqaron se "follow up-i konfirmon atë që ka rezultuar në 12 muajt e parë, pra se shtimi i cigares elektronike asaj tradicionale nuk duket se e lehtëson lënien e duhanit dhe as reduktimin e tij. Megjithatë, kush e ka lënë tashmë duhanin dhe zgjedh të përdorë ekskluzivisht e-cig, ka më shumë mundësi për të mos u kthyer te cigaret tradicionale. Nuk ka polemika specifike të lidhura me sigurinë e e-cig, as diferenca domethënëse për riskun e patologjive të lidhura me duhanin mes atyre që konsumojnë e-cig apo cigare tradicionale, por rezultatet mbi efektet anësore kërkojnë më shumë kohë që të marrin konsideratat përfundimtare". 

Walter Riccardi, ndër autorët e studimit nënvizon se për rezultate përfundimtare duhet të presim 2019-n, por të dhënat e mbledhura mbeten megjithatë të rëndësishme, pasi ende sot në të gjithë botën ka pak informacione mbi sigurinë në 24 muaj të e-cig.

Dhe shton: "Studimi konfirmon se cigarja elektronike mund të jetë një alternativë për ish-duhanpirësit për të mos u kthyer te duhani tradicional, por efikasiteti i saj për të lënë duhanin është minimal. Gjithashtu edhe pse ka pasur shumë sinjalizime për irritime/inflamacione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes mes atyre që pinë njëkohësisht cigare elektronike dhe tradicionale, nuk kanë dalë efekte të rënda anësore për ata që përdorin e-cig, një e dhënë e rëndësishme kjo".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC