Mirëqenie

nën72016

Ndikimi i smogut në tru dhe lidhja me Alzheimerin, ekspertët ftojnë për kujdes

tags: Alzheimer

Grimcat e pluhurit të prodhuara nga trafiku në qytete janë në gjendje që të penetrojnë në trurin e njeriut: një studim i publikuar në "Pnas" dhe i koordinuar nga Barbara A. Maher nga Universiteti i Lancaster, i ka identifikuar për herë të parë mes neuroneve dhe sinapseve dhe sheh mundësinë e një lidhjeje mes tyre dhe shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit.

"Kemi identifikuar në trurin e njeriut një prani të madhe nanogrimcash të magnetitit, që i korrespondojnë plotësisht nanosferave të cilat formohen nga djegia dhe gjenden në ajrin e qyteteve". Autorët kujtojnë se kjo substancë mund t'i përgjigjet fushave magnetike të jashtme, është toksike për trurin dhe është e implikuar në prodhimin e llojeve reaktive të oksigjenit Ros.

"Meqë një prodhim i tepërt i Ros është i lidhur në mënyrë të rastësishme me sëmundje degjenerative si Alzheimer ekspozimi ndaj këtyre nanogrimcave duhet të vlerësohet si një risk i mundshëm për shëndetin njerëzor", thuhet në studim. Ndonëse duke e konsideruar studimin shumë interesant, profesori i neuropsikofarmakologjisë në Universitetin "Tor Vergata" në Romë, Marco Trabucchi, paralajmëron mbi këto përfundime: "Misteri i Alzheimerit qëndron në faktin se ende nuk e dimë cili është raporti mes modifikimeve gjenetike pra bazës biologjike dhe ambientit por sa më shumë avancojmë me studimet, më shumë kuptojmë se bëhet fjalë për një sëmundje multifaktoriale. Pra ndikojnë shumë variabla si stili i jetës, ushqyerja, ndotja, aktiviteti fizik dhe intelektual, sëmundjet e mëhershme që kanë lidhje me një predispozitë gjenetike.

Trabucchi rekomandon të shmangen alarmizmat: "Duke folur në veçanti për ndotjen, rëndësi kanë dozat, përqëndrimet, kohëzgjatja e ekspozimit dhe shumë faktorë të tjerë. Nuk e përjashtoj që ka një komponent të lidhur me Alzheimerin, por nuk besoj se mund të jetë përcaktues. Të gjitha këto elemente mund të ndikojnë në këtë sëmundje, duhet megjithatë të vlerësohen me kujdes dhe t'i japim vëmendje një impostimi të natyrës parandaluese".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC