Mirëqenie

maj252017

Efektet e trajtimit të testosteronit në xhel në shëndetin e të moshuarve

Pesë artikuj të publikuar në "Jama" dhe "Jama Internal Medicine" përshkruajnë efektet e terapisë me testosteron te burrat e moshuar me nivele të ulëta të hormonit mashkullor. Katër nga pesë studimet e  kontrolluara me placebo kanë vlerësuar efikasitetin e testosteronit në xhel në një koortë me burra me moshë mbi 65 vjeç me nivele të ulëta testosteroni. Autorët e këtyre artikujve (Testosterone Trials), të koordinuar nga Peter Snyder në Universitetin e Pensilvanisë dhe Filadelfias kanë analizuar ndikimin e trajtimit me hormonin mashkullor në kujtesë dhe funksionin konjitiv, në densitetin kockor, në prognozën kardiovaskulare dhe në anemi.
Një ndër objektivat e kërkuesve ishte që të zbulonin nëse në të moshuarit me nivele të ulëta testosteroni, të trajtuar me hormonin mashkullor në xhel, përmirësohej kujtesa dhe funksionet konjitive. Në 493 burra me çrregullime të kujtesës për shkak të moshës, 247 morën xhelin testosteron dhe 246 placebon. Por, pas një viti trajtimi nuk doli asnjë diferencë mes grupeve. Ndërsa një studim tjetër që nuk bënte pjesë në Testosterone Trials është thelluar në efikasitetin e terapisë zëvendësuese me bazë testosteroni mbi prognozën kardiovaskulare. Në këtë studim, të koordinuar sërish nga Snyder, u verifikua nëse administrimi për një vit i testosteronit në xhel te një grup burrash të moshuar me nivele të ulëta testosteroni ishte në gjendje të ngadalësonte progresionin e pllakës koronare në krahasim me placebon. Në trial morën pjesë 138 burra, nga të cilët 73 morën xhelin me testosteron dhe 65 u trajtuan me xhel placebo.
Rezultatet flasin vetë: xheli me bazë testosteroni i administruar për një vit shtoi sasinë e pllakës koronare të pakalcifikuar në krahasim me placebon. "Për të kuptuar dhe thelluar implikimet klinike të këtyre vëzhgimeve nevojiten studime të mëtejshme", përfundon Snyder.

 

Jama 2017. doi: 10.1001/jama.2016.21043 http://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/10.1001/jama.2016.21043

Jama 2017. doi: 10.1001/jama.2016.21044 http://jamaneteork.com/journals/jama/fullarticle/10.1001/jama.2016.21044

Jama Internal Medicine 2017. doi: 10.1001/jamainternmed.2016.9540 http://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/fullarticle/10.1001/jamainternmed.2016.9540

Jama Internal Medicine 2017. doi: 10.1001/jamainternmed.2016.9539 http://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/fullarticle/10.1001/jamainternmed.2016.9539

Jama Internal Medicine 2017. doi: 10.1001/jamainternmed.2016.9546 http://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/fullarticle/10.1001/jamainternmed.2016.9


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC