Fitoterapi

pri232024

Suplementet dhe testosteroni. Ja, lidhja mes tyre

Marrja e suplementeve me qëllim rritjen e niveleve të testosteronit po reklamohet masivisht në mediat sociale dhe në treg për meshkujt, që duan të rrisin ndjeshëm nivelet e testosteronit. Kjo industri ka lejuar që shitjet e suplementeve të lulëzojnë edhe pse përfitimet e tyre të supozuara nuk janë verifikuar ende. Qëllimi i këtij studimi është analiza sistematike e literaturës, që ka vlerësuar efektivitetin e suplementeve në stimulimin ose integrimin e niveleve të testosteronit. Verifikimi u krye në katër grupe: atletë meshkuj, meshkuj me hipogonadizëm të shfaqur vonë, meshkuj infertilë dhe meshkuj të shëndetshëm. Në këtë analizë u përfshinë 52 studime, të cilat lidheshin me 27 mënyra të ndryshme suplementimi për rritjen e testosteronit: 10 studime mbi kolekalciferolin (vitamina D3), 5 mbi zinkun/magnezin, 4 mbi Tribulus terrestris dhe kreatinën, 3 mbi eurycoma longifolia dhe Withania somnifera dhe 2 mbi betainën, acidin aspartik, lepedium meyenii dhe izoflavonin; ndërsa të tjerat ishin sinjalizime teke. Rezultatet treguan se pjesa më e madhe e suplementeve nuk arritën t'i rrisnin nivelet e testosteronit total. Përjashtim bënin β-hidroksia β-metilbutirrati dhe betaina, të cilat mund të quhen efikase për atletët meshkuj.

Eurycoma longifolia, një përzierje e lëvozhgës së shegës, i ekstrakteve të farës së kakaos dhe ekstraktit të purifikuar të Shilajit, mund të konsiderohet efektive për meshkujt me hipogonadizëm të shfaqur vonë. Eurycoma longifolia dhe Withania somnifera mund të jenë efektive për meshkujt e shëndetshëm dhe një frenues johormonal i aromatazës,  mund të jetë efektiv për atletët meshkuj.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC