qer182024
Vitamina D. Udhëzimet e reja për suplementimin e saj
Në artikullin e publikuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism u parashtruan udhëzimet e reja klinike të Endocrine Society mbi përdorimin e vitaminës D për parandalimin e sëmundjeve te individët pa udhëzime specifike për trajtimin, apo testimin e 25-hidroksivitaminës D (25[OH]D). Një grup ekspertësh, të koordinuar nga Marie B. Demay, analizuan studimet të shumta për të ofruar rekomandime të qarta dhe të bazuara në evidenca.
Rekomandimi kryesor sugjeron shmangien e suplementimit empirik të vitaminës D në pjesën më të madhe të të rriturve të shëndetshëm. Ky udhëzim është i rëndësishëm pasi ridemnsionon përdorimin e përgjithësuar të vitaminës D, duke ofruar një qasje më të saktë e të bazuar në evidenca klinike të qëndrueshme.
Në fakt, suplementimi empirik i vitaminës D rekomandohet për fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 18-vjeçare (për parandalimin e rakitizmit ushqimor dhe për reduktimin e mundshëm të rrezikut për infeksione të rrugëve respiratore); te të moshuarit 75-vjeç e lartë (për reduktimin e rrezikut për vdekje); te gratë shtatzëna (për reduktimin e rrezikut për preklampsi, mortalitet intrauterin, lindje të parakohshme, lindje të foshnjeve të vogla për nga mosha gjestacionale dhe vdekshmëri neonatale); te të rriturit me paradiabet, jashtëzakonisht të rrezikuar (për reduktimin e përparimit në diabet).
Suplementimi empirik i vitaminës D nuk rekomandohet te të rriturit e shëndetshëm nën 75 vjeç dhe te fëmijët, adoleshentët e të rriturit pa udhëzime specifike. Gjithashtu, studimi nuk mbështet as përdorimin rutinë të testit të 25(OH)D në popullsinë e përgjithshme.