gus72017
Me risk shumë të ulët onkologjik mund të shmanget terapia me tamoxifene
Pacientet në post-menopauzë me kancer në gji, të klasifikuara me risk shumë të ulët, mund të shmangin trajtimin endokrinologjik standard me tamoxifene nëpërmjet një testi MammaPrint me 70 gjene, sipas një studimi të publikuar në JAMA Oncology.
Studimi i ri është një analizë e dytë e studimit klinik Stockholm Tamoxifen i cili ka përfshirë paciente me tumore në gji nga viti 1976 deri në 1990-n në Suedi, në fazë të hershme dhe me receptor hormonal pozitiv me dimensione më të vogla ose të barabarta me 3 cm. Këto gra pas mastektomisë kryesisht (79%), gjysma është trajtuar me tamoxifene dhe gjysma tjetër nuk ka marrë asnjë terapi anti-estrogjenike. "Për të gjithë pjesëmarrëset tumoret ishin zbuluar klinikisht pasi studimi u zhvillua para se screening mamografik të përdorej gjerësisht në Suedi", shpjegon Laura Esserman nga Helen Diller Family Comprehensive Cancer Center pranë University of California në San Francisco (UCSF), e cila ka drejtuar grupin e studimit.
Kërkuesit përdorën blloqet e tumoreve të arkivuara nga kërkimi i mëparshëm suedez për të kryer vlerësimet retrospektive të riskut me dozimin MammaPrint në 652 pjesëmarrëse me sëmundje nodulo-negative. Paneli MammaPrint ka identifikuar 377 femra (58%) me risk të ulët dhe 275 (42%) me risk të lartë; ndërsa 98 paciente (15%) ishin me risk shumë të ulët.
Pikërisht rezultatet e follow-up-it për këto paciente me risk shumë të ulët sugjerojnë se MammaPrint është i dobishëm për të marrë vendime për sa i përket terapisë endokrine adjuvante; në fakt norma e mbijetesës specifike për sëmundjen për 20 vjet për pacientet me risk shumë të ulët që nuk morën tamoxifene ishte me 97%, ndërsa për pacientet me risk shumë të ulët që nuk morën tamoxifene, shkalla e ulët e mbijetesës me 20 vjet ishte me 94%.
"Një risk i tillë shtesë me 3% për vdekje për më shumë se 20 vjet duhet konsideruar si minimal, - shprehen autorët. - Gjithashtu në krahasim me MammaPrint termat normalë të klasifikimit si: lloji i kancerit, shkalla histologjike, indeksi proliferativ dhe stadi, janë të gjitha të lidhura me një risk të ulët të sëmundjes metastatike të hershme, por asnjëra prej këtyre masave nuk identifikon në mënyrë vërtet të besueshme ato tumore gjiri me risk recidive afatgjatë mjaft të ulët (20 vjet) për të shmangur apo reduktuar më tej terapinë. Në fakt nuk mjafton që risku të jetë i ulët, duhet të jetë shumë i ulët që mjeku të vendosë", përfundojnë autorët.
JAMA Oncol. 2017. doi: 10.1001/jamaoncol.2017.1261
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28662222