shk42016
Kanceri i gjirit, trajtimi i ri efikas edhe ndaj tumoreve të tjerë
Palbociclib, një bar i ri që konsumohet në rrugë orale, efikasiteti i të cilit është dëshmuar kundër neoplazisë së gjirit, i vetëm apo në bashkëpunim me terapinë endokrine, ka edhe potencialin për të luftuar tumore të tjera sipas një studimi të publikuar në "Jama Oncology". Studimi i zhvilluar nga Abramson Cancer Center (ACC) në Universitetin e Pensilvanisë tregon se palbociclib bllokon shumëfishimin e qelizave tumorale duke inhibuar CDK4 dhe CDK6, të pranishme në pjesën më të madhe të tumoreve", pohon Amy Clark, prof. ass. në ACC, duke shtuar se palbociclib është inhibitori i parë CDK4/6 që është aprovuar për trajtimin e kancerit të gjirit.
"Duke qenë se të gjitha qelizat e gjalla herët ose vonë ndahen, kapaciteti i palbociclib për të inhibuar procesin e ndarjes qelizore i njohur edhe si cikli qelizor, ka një zbatueshmëri të gjerë", shkruajnë kërkuesit, dukë nënvizuar se bashkëpunimi midis palbociclib dhe terapive të tjera kundra kancerit si ajo endokrine dhe kimioterapia, është në gjendje të krijojë një efekt të fuqishëm sinergjik kundër tumoreve të ndryshëm. "Për shembull, efekti mitogjen i CDK4 është raportuar në shumë melanoma dhe në disa lloje të kancerit të ezofagut", vazhdon autorja, duke saktësuar se trajtimi ka efekt të ulët mbi qelizat normale, ndërsa te tumoret shkakton vërtet një frenim në rritje.
Për të arritur në këto përfundime Clark dhe kolegët e tij kanë rishikuar 130 artikuj të seleksionuar nga literatura shkencore, duke vënë në dukje se përveç sigurisë dhe efikasitetit në luftën kundër kancerit të gjirit, palbociclib shfaq rezultate premtuese edhe kundër limfomave, sarkomave dhe teratomave, neoplazive të rralla që prekin personat në moshë të re. "Në të gjithë tumoret e cituar, palbociclib me injektim një herë në ditë, ka treguar siguri dhe efikasitet në krahasim me një neutropeni të kthyeshme, si efekti më i rëndësishëm anësor", precizojnë kërkuesit, duke shpjeguar se në këto raste bari ndërpritet përkohësisht dhe rifillohet në doza më të ulëta. Efekte të tjera anësore janë astenia, sinjalizuar në 33% të pacientëve, të përziera (30%), diarre (18%), kapsllëk (12%) dhe irritim të lëkurës (12%)./Erjola Taga
Jama Oncol. 2015. doi: 10.1001/jamaoncol.2015.4701
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26633733