Mirëqenie

jan182018

Barnat e vijës së parë dhe të dytë, kundër shqetësimeve që sjell alkoli

"Tema e shqetësimeve që janë pasojë e përdorimit të alkolit është në krye të listës sonë të udhëzimeve, sepse ky problem është shumë i përhapur dhe gjithmonë në rritje. Pavarësisht ndërhyrjeve farmakologjike të aprovuara nga FDA-ja, shqetësimet nga përdorimi i alkolit, vazhdojnë të mos trajtohen", konfirmon Victor Reus, Universiteti i Kalifornisë.
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) ka publikuar në "American Journal of Psychiatry" një udhëzues të ri praktik mbi trajtimin e shqetësimeve për shkak të përdorimit të alkolit. Udhëzuesi ofron deklarata dhe fakte të bazuara, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë problem dhe garantimin e përdorimit të duhur të barnave. Shqetësimet që vijnë nga konsumimi i alkolit, i cili ushtron një peshë të rëndë mbi individët, mbi familjet e tyre dhe mbi shëndetin publik në Shtetet e Bashkuara, janë vlerësuar të jenë baraz me 29% dhe më pak se një individ në dhjetë që ka këtë shqetësim, është diagnostikuar dhe merr një trajtim brenda 12 muajsh. Në këtë dokument, indikimet për trajtimin farmakologjik te pacientët me shqetësime të lidhura me konsumimin e alkoolit përqendrohen kryesisht mbi barnat që kanë dhënë prova efikasiteti. Për shembull, naltrexone dhe acamprosate, janë rekomanduar për trajtimin e pacientëve me shqetësime nga të moderuara në të rënda në rrethana specifike, kur qasjet jofarmakologjike nuk kanë  patur asnjë efekt.
Disulfiram-i, nga ana tjetër (që në rast se merret alkol brenda 12-24 orësh, shkakton reaksione të padëshiruara, si për shembull, afshe të nxehta), përgjithësisht, nuk këshillohet si trajtim i vijës së parë. Edhe topiramate e gabapentin paraqiten si barnat e përshtatshme për pacientët me shqetësime nga të moderuara në të rënda, por ato duhet të jenë një zgjedhje e dytë, pas naltrexone-s dhe acamprosate-s. Udhëzimi përfshin edhe deklarata të lidhura me vlerësimin dhe planifikimin e kurës, në fund të së cilës, në bazë të provave dhe fakteve,  njihet roli thelbësor i trajtimeve psikoterapeutike, përfshirë terapinë konjitive të sjelljes, thjeshtimin e 12 hapave dhe terapinë motivuese.


American Journal of Psychiatry 2018. Doi: 10.1176/appi.ajp.2017.1750101
https://ajp.psychiatryonline.org/doi/10.1176/appi.ajp.2017.1750101


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC