Mirëqenie

kor252018

Çfarë barnash duhet të merrni me vete, kur shkoni me pushime?

     Një bar kundër dhimbjes, një antiinflamator, një kortizonik, një antibiotik me spektër të gjerë, një prokinetik, një antidiarreik dhe një paketë urgjence.

     Këto janë disa nga produktet që nuk duhet të mungojnë në "farmacinë" që do të merrni me vete në udhëtim, sipas udhëzimeve të Shoqatës Italiane të Farmakologjisë (SIF), e cila ka hartuar një doracak të shkurtër ku merret parasysh destinacioni i pushimeve, temperaturat, çdo sëmundje kronike dhe prania ose mungesa e fëmijëve.

     Para se të niseni për pushime dhe të futni barnat në valixhe, saktëson SIF-i, është mirë mbi të gjitha t'i bëni vetes disa pyetje: Do të shkojmë në një vend të nxehtë? Do të kemi fëmijë me vete? Në verë, më tej, duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje zgjedhjes së përgatitjeve farmaceutike (pomada, tableta, shurup, pika etj.) që do të marrim me vete dhe mënyrës së duhur të konservimit.

 

Këshilla të përgjithshme

  1. Bari duhet ruajtur gjithmonë në një vend të freskët dhe të thatë, në temperatura jo më të larta se 24°C.
   2. Duhen parapëlqyer formulimet solide më tepër sesa ato të lëngshme, pasi janë më pak të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
   3. Nëse udhëtojmë me makinë, barnat duhen transportuar në ambientin më të ftohtë. Nëse udhëtojmë me avion, është mirë të mbahen në bagazhet e dorës: në stivat e avionëve, temperatura zbret edhe shumë gradë nën zero.
   4. Nëse jeni në terapi me barna jetëshpëtuese, kini parasysh të mbani me vete edhe përshkrimin e mjekut.
   5. Mos e zëvendësoni kurrë ambalazhimin origjinal të barit, pasi ai ka emrin, datën e skadencës dhe fletën udhëzuese, të nevojshme nëse haset ndonjë problem ose nëse do të duhet t'ju ndihmojë dikush tjetër që nuk ju njeh dhe që nuk e ka përgatitjen e duhur mjekësore.
   6. Kontrolloni gjithnjë fletën udhëzuese të barit, pasi disa barna mund të shkaktojnë reaksione për shkak të ndjeshmërisë ndaj rrezeve (nëse i përdorni dhe, më tej, ekspozoheni në diell mund të keni efekte të padëshiruara) që mund të paraqiten si dermatite, ekzema dhe manifestime të tjera në lëkurë.
   7. Mos i ruani barnat në një mjedis të lagësht: lagështia mund të ndryshojë përbërjen e tabletave dhe të leukoplasteve.
   8. Ruajini në frigorifer shurupet dhe barnat e tjera të lëngshme.

 

Nëse keni fëmijë...

     Nëse udhëtoni me fëmijë në një zonë ku do ta keni të vështirë të gjeni barna, është mirë që para se të niseni, të konsultoheni me një pediatër se çfarë duhet të merrni me vete, në bazë të nevojave të fëmijës. Nëse nuk do ta bëni këtë, ja cilat janë barnat që mund t'ju hyjnë në punë:

   1. Një bar kundër dhimbjes, siç është për shembull paracetamoli (që përdoret edhe për fëmijët).
   2. Një antiinflamator, siç është ibuprofeni.
   3. Një bar për trajtimin e kinetozave (si për shembull, kur e zë makina, etj.)
   4. Një kortizonik i injektueshëm, i nevojshëm në raste alergjish.
   5. Një antibiotik me spektër të gjerë që merret nga goja. Nëse udhëtojmë me fëmijë, duhet të merret edhe në formulim pediatrik.
   6. Pomada me bazë kortizoni dhe antihistaminikë, që mund të jenë të nevojshme në rastet e pickimeve nga insektet, eritemave solare ose kontakteve me meduzat (që përdoren edhe për fëmijët).
   7. Një bar për hiperaciditetin gastrik ose një prokinetik.
   8. Një antidiarreik dhe një antiemetik. Nëse udhëtohet me një fëmijë, mund të jetë i nevojshëm edhe një solucion rehidratues oral, që mund ta ndihmojë të voglin të rikuperojë kripërat minerale të humbura me të vjellat ose me diarrenë.
   9. Një paketë të vogël urgjence: Dezinfektues, garza sterile dhe leukoplaste.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC