Mirëqenie

tet112018

Terapia intensive. Rreziku që sjell përdorimi i barnave vazopresore

Sipas një studimi të ri, të publikuar në "Chest", të paktën 25% e pacientëve që bëjnë ventilim mekanik në një njësi të terapisë intensive, zhvillojnë dobësi muskulare aq të rëndë sa për të kompromentuar cilësinë e jetës dhe individët e trajtuar me barna vazopresore shfaqin një mundësi më se të trefishuar për ta zhvilluar një dobësi të tillë. "Mbijetesa në raste sëmundjesh të rënda është gjithnjë e madhe, megjithatë, pacientët shpesh trashëgojnë simptoma, të tilla si një dobësi të rëndë të vazhdueshme. Me qëllimin për të përmirësuar rezultatet afatgjata të sëmundjes kritike, është e detyrueshme mbi të gjitha të thellojmë të kuptuarin tonë se pse pacientët zhvillojnë dobësi dhe në veçanti, nëse ajo ndodh ekskluzivisht për shkak të sëmundjes bazë apo nëse luajnë rol edhe trajtimet e dhëna gjatë zhvillimit të sëmundjes kritike", shpjegon Krysta Wolfe (Universiteti i Çikagos), autore e studimit. Kërkuesit kanë zhvilluar një analizë retrospektive të të dhënave nga dy studime klinike që kanë vlerësuar efektet e përfshirjes në një terapi fizike dhe të nisjes së parakohshme të punës, krahasuar me terapinë konvencionale mbi rezultatet funksionale dhe zhvillimin e dobësisë, duke u fokusuar te 172 pacientë të ventiluar mekanikisht, disa me përvojë shoku. Nga këta individë, 80 treguan dobësi të lidhur me ICU-në në daljen nga spitali.

Studiuesit zbuluan se për çdo ditë në të cilën një pacient kishte marrë një ilaç vazoaktiv, shanset për zhvillimin e dobësisë u rritën me 35%. Hulumtuesit kanë shtresëzuar më tej të dhënat në bazë të faktit nëse pacientët kishin marrë vazopresorë që stimulojnë receptorët beta-adrenergjikë, të tillë si: norepinephrine, epinephrine, dopamine dhe dobutamine, apo ato që nuk e bëjnë, të tilla si: fenilefrine dhe vasopressine dhe gjeti se vetëm të parat janë të lidhura me dobësinë.

Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se vazopresorët noradrenergjikë mund të mos jenë zgjidhja më e mirë për pacientët në rrezik të lartë për të zhvilluar dobësi të lidhur me qëndrimin në njësinë e kujdesit intensiv. Studiuesit përfundojnë duke vënë në dukje se lidhja mes vazopresorëve dhe dobësisë, si rezultat i sëmundjes kritike, ka nevojë për studime të mëtejshme.

 

Chest 2018. Doi: 10.1016/j.chest.2018.07.016
https://dx.doi.org/10.1016/j.chest.2018.07.016


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC