Mirëqenie

shk132019

Nivelet e larta të vitaminës D në gjak, përmirësojnë performancën kardiorespiratore

Nivelet e vitaminës D në gjak janë të lidhura me fitnesin kardiorespirator, sipas një studimi të publikuar në "European Journal of Preventive Cardiology".

"Studimi ynë tregon se nivelet më të larta të vitaminës D janë të lidhura me një kapacitet më të mirë për t'u ushtruar nga pikëpamja kardiorespiratore. Ky fakt u shtohet atyre që dimë tashmë nga kërkimet e mëparshme, mbi efektet pozitive që ka vitamina D mbi zemrën dhe kockat", thotë Amr Marawan (Universiteti Commonwealth në Virxhinia), që ka udhëhequr grupin e punës.

Kërkuesit kanë ekzaminuar 1.995 vetë, një kampion përfaqësues i popullsisë i moshës 20-49 vjeç, duke përdorur të dhënat e studimit National Health and Nutrition (NHANES) për të mbledhur informacione mbi vlerën e vitaminës D dhe konsumin maksimal të oksigjenit gjatë ushtrimit (VO2max), një matës shumë i mirë i fitnesit kardiorespirator. 13% e pjesëmarrësve vuante nga hipertensioni dhe 4%, ishin diabetikë. Në funksion të analizës, pjesëmarrësit janë ndarë në kuartile, në bazë të niveleve të vitaminës D. Kështu, nga vlerësimi ka rezultuar se ata që hynin në kuartilen më të lartë për vlerat e vitaminës D, kishin një kapacitet kardiorespirator 4,3 herë më shumë, krahasuar me ata në kuartilen më të ulët.

Lidhja ka mbetur domethënëse, me një forcë 2,9 herë, pas rregullimit për faktorë që mund të ndikojë në këtë lidhje, siç është: mosha, raca, indeksi i masës trupore, duhanpirja, hipertensioni dhe diabeti. Çdo shtim prej 10 nmol/L i vitaminës D ka qenë i lidhur me një shtim statistikisht domethënës prej 0,78 mL/kg/min në VO2max. Duke qenë se bëhej fjalë për një studim vëzhgues, nuk është e mundur të arrihet në përfundimin se vitamina D përmirëson kapacitetin e të ushtruarit, por autorët nënvizojnë se lidhja ishte e fortë, në rritje dhe koherente mes grupeve.

Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se marrja e shumë integratorëve me vitaminë D mund të shkaktojë një tepri të kalciumit në gjak me pasojë të përziera, të vjella dhe dobësi. "Ne e dimë se cilat janë nivelet më të mira të vitaminës D për kocka të shëndetshme, por janë të nevojshme studime të tjera për të përcaktuar se për sa vitaminë ka nevojë zemra që të funksionojë më mirë. Nga këndvështrimi i shëndetit publik, kërkimi duhet të shqyrtojë nëse integrimi i produkteve ushqimore me vitaminë D mund të sjellë përfitime të tjera përveç atij që ka mbi shëndetin e kockave", përfundon eksperti.


Eur J Prev Cardiol. 2018. doi: 10.1177/2047487318807279
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30373395


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC