Mirëqenie

pri92021

Qeveritë dhe organizatat shëndetësore në të gjithë botën, bëjnë thirrje urgjente për mirëqenien e adoleshentëve

Në një letër të hapur të botuar në "British Medical Journal", qeveritë dhe udhëheqësit shëndetësorë në të gjithë botën po bëjnë thirrje për veprim urgjent për të siguruar mirëqenien e adoleshentëve. Sipas autorëve, brezi aktual, ose 1.2 miliardë njerëz të moshës 10-19 vjeç, rrezikon të trashëgojë një botë të shkatërruar nga ndryshimi i klimës dhe të lënduar nga Covid-19. Midis 30 nënshkruesve, si Helen Clark-u, presidente e këshillit dhe ish-kryeministre e Zelandës së Re, janë Partneriteti për Shëndetin e Nënave, Neonatalëve dhe Fëmijëve, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e lidhura, organizata të udhëhequra nga të rinjtë, shoqëria civile, fondacionet, bota akademike dhe përfaqësuesit e qeverisë në Afrikë, Amerikë, Azi dhe Evropë.

"Ndonëse adoleshentët nuk janë prekur nga efektet më serioze të drejtpërdrejta të pandemisë, efektet indirekte në mirëqenien e tyre janë shkatërruese", thotë Clark-u, duke theksuar se edhe para Covid-19, adoleshentët dhe të rinjtë janë përballur me shumë sfida për mirëqenien e tyre, mes të cilave, padrejtësitë sociale dhe pabarazitë, shëndeti mendor dhe marrëdhëniet e tensionuara me familjen, komunitetin dhe shoqërinë, si dhe numri në rritje i fëmijëve që jetojnë në rrugë ose braktisin shkollën. Sidoqoftë, në periudhën 2003-2015, burimet e dedikuara për zhvillimin e shëndetit të adoleshentëve përbënin vetëm 1.6% të kujdesit shëndetësor të përgjithshëm, pavarësisht një të tretës së barrës globale të sëmundjeve që i kanë rrënjët në adoleshencë.

"Prandaj na duhen veprime urgjente për t'u garantuar adoleshentëve zgjidhjen e problemeve që ata trashëgojnë", shkruajnë autorët, duke theksuar se kemi nevojë për një përkufizim të ri të mirëqenies së adoleshentëve që përfshin, ndër të tjera, ushqim optimal, një mjedis të favorshëm dhe të sigurt, mundësinë për të mësuar, arsimuar dhe gjetur punë. "Ne ftojmë politikëbërësit, shoqërinë civile, ofruesit e shërbimeve, edukatorët dhe vetë adoleshentët të mbështesin këtë thirrje për veprim, duke garantuar që të gjithë së bashku ta përkthejmë në politika konkrete, programe të integruara dhe investime që synojnë mirëqenien e adoleshentëve", vazhdon Clark-u. "Të rinjtë dhe organizatat e drejtuara nga të rinjtë janë në qendër të kësaj iniciative dhe do të vazhdojnë të jenë kështu, por të gjithë kemi një rol për të luajtur në arritjen e këtyre qëllimeve nëse duam të ofrojmë një botë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për këtë brez dhe brezat që do të vijnë".

 

BMJ 2021. Doi: 10.1136/bmj.n719
https://doi.org/10.1136/bmj.n719 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC