Mirëqenie

tet32022

Mënyra e shëndetshme e jetesës mund të ulë rrezikun e vdekjes tek ish-duhanpirësit

Sipas një studimi të publikuar në JAMA Network Open, ndjekja e një stili të shëndetshëm jetese lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes tek ish-duhanpirësit.

"Përfitimet nga lënia e duhanit tashmë dihen, por ish-duhanpirësit vazhdojnë të jenë në rrezik të lartë për shëndetin e tyre në krahasim me ata që nuk kanë pirë kurrë duhan", shpjegon autori kryesor i studimit Maki Inoue-Choi nga Instituti Kombëtar i Kancerit, Bethesda, Maryland në SHBA.

"Megjithatë, ndikimi i angazhimit të ish-duhanpirësve për një mënyrë jetese të shëndetshme nuk është i qartë", vijon eksperti. Për të kuptuar më mirë lidhjen midis respektimit të rekomandimeve për stilin e jetesës të bazuara në prova, dhe vdekshmërisë në mesin e ish-duhanpirësve, studiuesit studiuan 159,937 të moshuar amerikanë që plotësuan pyetësorët për faktorët e rrezikut dhe u vetëidentifikuan si ish-duhanpirës.

Respektimi i rekomandimeve të stilit të jetesës të bazuara në dëshmi u vlerësua për: peshën trupore (0-2 pikë), dietën (0-3 pikë), aktivitetin fizik (0-2 pikë) dhe konsumimin e alkoolit (0-1 pikë). Rezultatet më të larta treguan një kontroll më të mirë dhe rezultatet individuale u bashkuan së bashku për të formuar një rezultat aderimi total (0-8 pikë).

Rezultatet primare ishin: vdekshmëria nga të gjitha shkaqet dhe nga shkaqe specifike, me një ndjekje mesatare prej 18.9 vjetësh. Gjatë periudhës së marrë në shqyrtim, ndodhën 86,127 vdekje dhe rezultati më i lartë i aderimit u shoqërua me një vdekshmëri më të ulët nga të gjitha shkaqet.

Krahasuar me kategorinë më të ulët të rezultatit total të aderimit (0-2 pikë), raporti i rrezikut për vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet ishte 0.88 për rezultatet 3-4 pikë, 0.80 për rezultatet 5-6 pikë dhe 0.73 për rezultatet 7-8 pikë.

Lidhjet u mbajtën nën vëzhgim pavarësisht gjendjes shëndetësore, sëmundjeve shoqëruese, numrit të cigareve të përdorura në ditë, viteve që kishin kaluar nga pirja e cigares së fundit dhe moshës kur kishin nisur të pinin duhan.

Pjesëmarrësit me një rezultat më të lartë të aderimit kishin gjithashtu një rrezik më të ulët për të vdekur nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore. "Gjetjet tona ofrojnë dëshmi se ish-duhanpirësit gjithashtu mund të përfitojnë nga respektimi i rekomandimeve të stilit të jetesës", përfundojnë autorët.

 

JAMA Network Open 2022. DOI: 10.1001/jamanetworkopen.2022.32778
http:/7doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.32778


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC