Mirëqenie

nën82022

Edhe cigaret elektronike, si duhani, shkaktojnë dëm endotelial që shton rrezikun kardiovaskular

Dy studime të botuara në revistën Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology (ATVB), njëri i kryer te njerëzit dhe tjetri te minjtë, sugjerojnë se si efektet e cigareve me djegie, ashtu edhe të atyre elektronike janë njëlloj të dëmshme për endotelin vaskular, për shkak se irritojnë rrugët e frymëmarrjes dhe ndikojnë në sinjalizimin e nervit vagus.

"Dihet se pirja e duhanit dhe cigareve elektronike rrisin vazokonstriksionin duke reduktuar aftësinë e arterieve për të furnizuar me gjak indet periferike", thotë koordinatori i të dy studimeve Matthew Springer nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko. Qëllimi i studiuesve ishte të sqaronin se pse një numër në rritje i produkteve të duhanit, përfshirë cigaret e djegshme dhe ato elektronike, dëmtojnë funksionin endotelial pavarësisht dallimeve të rëndësishme ndërmjet produkteve.

Rezultatet? Në studimin e zhvilluar te minjtë, u vu re një rritje e vazokonstrikcionit pas thithjes së cigareve të djegshme me përmbajtje nikotine konvencionale dhe nikotine me mentol të shtuar.
Vazokonstriksioni ishte i dukshëm edhe pasi minjtë u ekspozuan ndaj dy prej gazeve kryesore që gjenden si në tymin e cigareve ashtu edhe në aerosolin e cigareve elektronike, pavarësisht faktit se përbërësit kimikë dhe fizikë të tymit janë krejtësisht të ndryshëm.

Studimi i dytë përfshiu 120 të rritur 21-50 vjeç pa sëmundje kardiovaskulare, të cilët kishin pirë më shumë se 5 cigare të djegshme në ditë për një vit ose më shumë, kishin përdorur cigare elektronike 5 ose më shumë herë në javë për 3 muaj, ose që nuk ishin duhanpirës.

"Edhe në këtë rast nga të dhënat e mbledhura rezultoi se si cigaret elektronike ashtu edhe pirja e zgjatur e duhanit shkaktojnë ndryshime në gjak, të cilat ndikojnë në funksionin endotelial", vazhdon Springer.

"Në dritën e këtyre rezultateve, është e rëndësishme që rregullatorët, mjekët dhe publiku të kuptojnë se cigaret elektronike, njëlloj si duhani, shkaktojnë mosfunksionim endotelial, i cili rrit ndjeshëm rrezikun kardiovaskular", komenton në një editorial Daniel Conklin, toksikolog në Universitetin e Louisville.

 

ATVB 2022. Doi: 10.1161/ATVBAHA.121.317749
https://doi.org/10.1161/ATVBAHA.121.317749

ATVB 2022. Doi: 10.1161/ATVBAHA.122.318468
https://doi.org/10.1161/ATVBAHA.122.318468


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC