Mirëqenie

mar292023

Mbijetesë më e gjatë, për të moshuarit që bëjnë jetë aktive sociale

Angazhimi i shpeshtë në aktivitete të ndryshme sociale mund të zgjasë jetëgjatësinë e të moshuarve, sipas një studimi të kryer në Kinë dhe të botuar në "Journal of Epidemiology & Community Health".

"Shumica e provave mbi përfitimet shëndetësore që vijnë nga angazhimi në aktivitetet e ndryshme sociale bazohen në studimet e kryera në vendet perëndimore, ndërsa për Azinë të dhënat janë të pakta, prandaj ne u përpoqëm ta plotësojmë këtë boshllëk", shpjegon Ziqiong Wang, nga Universiteti Sichuan në Kinën Perëndimore, autori kryesor i studimit.

Studiuesit përdorën të dhënat e Chinese Longitudinal Healthy Longevity Survey (CLHLS), një studim i kryer te njerëzit e moshuar dhe të pavarur. 28,563 pjesëmarrës u pyetën se sa shpesh angazhoheshin në aktivitete sociale, duke zgjedhur midis "pothuajse çdo ditë", "të paktën një herë në javë", "të paktën një herë në muaj", "herë pas here" dhe "asnjëherë".

Mbijetesa u monitorua mesatarisht për pesë vjet ose deri në momentin e vdekjes. Në pesë vitet e para të konsideruara, 25,406 të moshuar thanë se nuk angazhoheshin në asnjë aktivitet social, 1,379 e bënin këtë ndonjëherë, 693 të paktën një herë në muaj, 553 të paktën një herë në javë dhe 532 pothuajse çdo ditë.

Gjatë gjithë periudhës së monitorimit, 21,161 (74%) pjesëmarrës vdiqën, 15,728 prej të cilëve brenda pesë viteve të para. Në mënyrë të pergjithshme, aktiviteti social më i shpeshtë u shoqërua me mbijetesë dukshëm më të gjatë. Sa më e lartë ishte frekuenca e aktiviteteve sociale, aq më të larta ishin mundësitë për të jetuar më gjatë.

Deri në pesë vjet nga fillimi i periudhës së monitorimit, koha deri në vdekje u vonua me 42% tek ata që herë pas here bënin jetë sociale, me 48% tek ata që dilnin me shoqërinë të paktën një herë në muaj, me 110% tek ata që dilnin me shoqërinë të paktën çdo javë dhe me 87% në ata që e bënin pothuajse çdo ditë, krahasuar me ata që thanë se nuk dilnin kurrë me miqtë e tyre.

Pas pesë viteve, 8,420 e të mbijetuarve që thanë se nuk dilnin kurrë me shoqërinë, 688 thanë se e bënin këtë herë pas here, 350 që e bënin këtë të paktën çdo muaj, 295 se e bënin këtë të paktën çdo javë dhe 272 që e bënin pothuajse çdo ditë. Në këtë rast u vu re një efekt pragu, në fakt vetëm socializimi që ndodhte pothuajse çdo ditë shoqërohej me mbijetesë dukshëm më të gjatë, me një vonesë të vdekjes me 204%.

 

Journal of Epidemiology & Community Health 2023. Doi: 10.1136/jech-2022-219791
http://doi.org/10.1136/jech-2022-219791


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC