qer72023
Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë flavonoide redukton vdekshmërinë
Sipas një studimi të botuar në "BMC Medicine", rritja e konsumit të disa ushqimeve dhe pijeve të pasura me flavonoide, në mënyrë të veçantë e çajit, boronicave dhe verës së kuqe në moshën e mesme mund të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë së hershme. "Konsumimi në sasi më të mëdha i ushqimeve dhe pijeve të pasura me flavonoide është lidhur me ulje të rrezikut të sëmundjeve kronike dhe vdekshmërisë në disa studime vëzhguese. Edhe pse, kjo lidhje vazhdon të jetë e paqartë", shpjegon autorja kryesore e studimit Nicola Bondonno nga Universiteti Edith Cowan në Perth, Australi.
Studiuesit analizuan lidhjet midis ndryshimeve në marrjen e ushqimeve të pasura me flavonoide dhe një mase të përbërë, të quajtur "flavodiet", e ushqimeve dhe pijeve të njohura si kontribuesit kryesorë të marrjes së flavonoideve, dhe vdekshmërisë së mëvonshme totale dhe specifike për shkakun për një periudhë tetëvjeçare.
Studimi përfshiu 55,786 gra pjesëmarrëse në Nurses' Health Study (NHS) dhe 29,800 burra pjesëmarrës në Health Professionals Follow-up Study (HPFS), pa asnjë sëmundje kronike në nisje të studimit. Ekspertët dokumentuan 15,293 vdekje në studimin NHS dhe 8,988 në studimin HPFS gjatë periudhës 1986-2018. U vu re një rrezik 5%, 4% dhe 9% më të ulët i vdekshmërisë për çdo 3,5 porcione shtesë të boronicave dhe verës së kuqe, ndërsa për çajin u vu re një rrezik 3% më i ulët për çdo rritje prej shtatë porcionesh në javë. Në anën tjetër, një rritje prej 3.5 porcionesh në jave qepë dhe grejpfrut u shoqërua me një rrezik 5% dhe 6% më të lartë të vdekshmërisë totale. Rritja me tre racione në ditë në rezultatin e flavodietës u shoqërua me një rrezik 8% më të ulët të vdekshmërisë totale dhe një rrezik 13% më të ulët të vdekshmërisë neurologjike, pas rregullimit për faktorët ngatërrues.
BMC Medicine 2023. Doi: 10.1186/s12916-023-02873
https://doi.org/10.1186/s12916-023-02873-z