jan162024
Menopauza. Ndikimi i vajrave esenciale të mentes dhe limonit
Gratë në menopauzë dhe në post-menopauzë vuajnë nga shumë simptoma fizike dhe psikologjike. Një studim ka hulumtuar efektin e masazhit aromaterapik me vaj esencial të mentes dhe limonit në simptomat e menopauzës.
Në këtë studim morën pjesë gjithsej 63 gra në menopauzë dhe post-menopauzë. Pjesëmarrëset u ndanë në mënyrë rastësore në tre grupe: mente (n = 21), lime (agrume) (n = 21) dhe placebo (n = 21). Vajrat esenciale të mentes dhe limonit të grupeve të ndërhyrjes, u holluan me 1.5% vaj bajamesh të ëmbla. Në grupin placebo u përdor vaj i pastër bajamesh të ëmbla. Secilit pjesëmarrës në grupet e masazhit, iu bë masazh duarsh dhe krahësh me vajin e përzgjedhur dy herë në javë me kohëzgjatje 30 minuta për 4 javë. Simptomat e menopauzës te pjesëmarrëset u vlerësuan para dhe pas aplikimit, duke përdorur Shkallën e Vlerësimit të Simptomave të Menopauzës (MRS).
Rezultatet
Kur dallimet në grupet e trajtimit u ekzaminuan në bazë të kohës, u zbulua se kishte dallime statistikisht domethënëse në vajin esencial të limonit (F = 9.561, p = 0.003, η2 = 0.139) dhe në vajin esencial të mentes (F = 15.687, p = 0,001, η2 = 0,210), të rigrupuara në bazë të kohës. Grupi i vajit esencial të mentes rezultoi se ishte më efektiv se grupi i limonit. Për më tepër, vajrat esenciale të mentes dhe limonit ishin efektive në simptomat somatike (p <0.05). Për simptomat psikologjike, vetëm vaji i limonit ishte efektiv (p = 0.011) dhe për simptomat urogjenitale, vetëm vaji esencial i mentës (p = 0.001).
Përfundimi
Studimi zbuloi se masazhi aromaterapik me vaj esencial të mentes dhe limonit, redukton në mënyrë efektive simptomat e menopauzës. Vaji esencial i mentes u zbulua se ishte më efektiv se vaji esencial i limonit në reduktimin e simptomave të menopauzës.
Şerife İrem Döner , Hafize Dağ Tüzmen , Büşra Duran , Füsun Sunar. The effect of aromatherapy massage with lemon and peppermint essential oil on menopausal symptoms: A double-blinded, randomized placebo controlled clinical trial. Explore (NY). 2023 Sep 1310.1016/j.explore.2023.09.001.