Mirëqenie

maj242024

Ndryshimi i klimës, shkaktar i shqetësimeve të vogla në shëndet

Pasojat e ndryshimit të klimës ngjallin shqetësim edhe përsa i përket shëndetit. Shqetësimet e vogla, si lodhja, dhimbjet muskulo-skeletore, simptomat e gripit jashtësezonal dhe alergjitë e zgjatura i atribuohen ndotjes, zgjatjes së sezonit të polenit, rritjes së temperaturave, përmbytjeve dhe kushteve ekstreme të motit.

Të rinjtë dhe të moshuarit: dy perspektiva të ndryshme mbi të tashmen dhe të ardhmen
Pothuajse 1 italian në 2 (47%) beson se ndryshimi klimatik ka sjellë tashmë pasoja të rënda për shëndetin e kujtdo, jo vetëm për individët me imunitet të dobët. Gratë janë më të alarmuara krahasuar me burrat (84.2% kundrejt 64.4%). Njohuritë mbi temën zgjerohen me moshën dhe janë relativisht më të ulëta te të rinjtë e moshave 18-24 vjeç (68.6) dhe shumë të larta te individët 65 vjeç e lart (84%). Megjithatë, më të shqetësuarit se ndryshimi klimatik mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e të gjithëve janë jo vetëm individët 65 vjeç e lart (53.5%), por edhe ata të rinj (50.7%), ndërsa te 45-54-vjeçarët problemi është më pak i njohur. (39.6%).

Çrregullimet më të përhapura i atribuohen ndryshimit klimatik
Ndotja, prodhimi dhe ekspozimi i zgjatur ndaj poleneve, rritja e temperaturave, përmbytjet dhe kushtet ekstreme të motit janë të gjithë faktorë që ndikojnë në shëndetin e njeriut. 84.2% e italianëve i shohin këta faktorë si shkaqe të shqetësimeve të vogla, sidomos të: lodhjes së përhapur (46.9%, më shumë te gratë me 52.9% kundrejt 40.9% te meshkujt), dhimbjes muskulo-skeletore për shkak të luhatjeve të temperaturës (33.2%), simptomave të gripit jashtësezonal (30%) dhe alergjive të zgjatura (29.1%). Të moshuarit janë më të prekur nga çrregullimet muskulo-skeletore për shkak të luhatjeve të temperaturës, ndërsa të rinjtë janë më të ndjeshëm ndaj influencave dhe alergjive jashtësezonale.

Nuk bëhet fjalë vetëm për simptoma shumë të shpeshta, por edhe të shtuara gjatë viteve të fundit: 75% e individëve me lodhje të përhapur janë përkeqësuar, krahasuar me të shkuarën, ndërsa 60% kanë shënuar një rritje të shqetësimeve të lidhura me luhatjet e temperaturës, influencat jashtësezonale dhe me dehidratimin e shkaktuar nga i nxehti i papritur.

"Janë shumë transformime, për të cilat ne jemi dëshmitarë dhe që sjellin pasoja në shëndet: lulëzimi i bimëve, koha e sezonit të polenit, me pasoja në kalendarin e alergjive, ose në atë të epidemive", shpjegon Claudio Cricelli, president emeritus i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Përgjithshme (SIMG). Me raste, piku ndodh më herët, siç ndodhi këtë vit me gripin (në dhjetor dhe jo në janar/shkurt). Në muajt dhe vitet e fundit, ne kemi vërejtur shtim të sëmundjeve akute të frymëmarrjes, veçanërisht evidente në prill dhe me simptoma që zgjatën për një periudhë më të gjatë (2-3 javë), siç ndodhi këtë vit. E gjitha kjo na bën të reflektojmë mbi ekzistencën e një lidhjeje ndërmjet klimës dhe përparimit të epidemive, një temë për të cilën shkenca po fillon të japë disa përgjigje, por është e nevojshme të shtjellohet.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC