Shëndetësi

sht52024

Virusi i Nilit Perëndimor. Shtim sezonal i rasteve në Evropë. Ja, situata aktuale

Gjatë verës 2024, është shënuar një rritje e përhapjes së virusit të Nilit Perëndimor (WNV)  në Evropë, me një numër të lartë të raportimit të rasteve te njeriu. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deri në fund të korrikut u raportuan 69 raste infektimi me WNV në tetë shtete evropiane. Nga këto, tetë vetë ndërruan jetë për shkak të komplikacioneve të virusit.

Vendet më të prekura
Vendet e prekura më shumë janë Greqia, Italia dhe Spanja, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve. Në veçanti, infeksionet janë raportuar në Greqi (31 raste), Itali (25 raste), Spanjë (5 raste), Austri (2 raste), Hungari (2 raste), Serbi (2 raste), Francë (1 rast) dhe Rumani (1 rast). Në nivel evropian, numri total i rasteve të raportuara këtë vit hyn në intervalin e parashikuar, edhe pse numri i infektimeve në Greqi dhe Spanjë është më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme. Edhe treguesit klinikë dhe të ashpërsisë janë të ngjashëm me vitet e mëparshme. Të gjitha rajonet e prekura kishin raportuar raste analoge në të shkuarën dhe rezultuan zona fqinje me ato që kishin raportuar infektime me WNV.

Virusi transmetohet kryesisht nga mushkonjat e gjinisë Culex, që veprojnë si vektorë kryesorë të sëmundjes. Klima e nxehtë dhe e lagësht nxit shumimin e këtyre mushkonjave, duke shkuar kështu rrezikun e transmetimit. ECDC ka theksuar se numri i rasteve mund të vazhdojë të rritet gjatë javëve të ardhshme, duke qenë se kushtet klimaterike janë ende të favorshme për transmetimin e infeksionit. Autoritetet shëndetësore të vendeve të prekura po zbatojnë masa parandalimi për përhapjen e virusit, të tilla si fushatat e dezinfektimit, informimit publik dhe monitorimit. Megjithatë, ECDC rikujton edhe rëndësinë e të qenit vigjilent, sidomos ndaj atyre individëve me imunitet të dobët, si të moshuarit dhe individët me patologji kronike, që kanë kryesisht më shumë rrezik për zhvillim të formave të rënda të sëmundjes. Simptomat e virusit mund të ndryshojnë nga të lehta në të rënda. Në fakt, ndërsa disa individë nuk zhvillojnë asnjë simptomë, të tjerë mund të zhvillojnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskulore, si edhe në rastet më të rënda, encefalit ose meningjit, patologji të cilat kanë probabilitet për të qenë fatale.

ECDC u rekomandon individëve që ndodhen në zonat e prekura, të ndërmarrin masa parandaluese personale, si p.sh.  të përdorin spërkatës kundër mushkonjave, të veshin rroba që mbulojnë lëkurën dhe të shmangin zonat e hapura gjatë orëve që mushkonjat janë më aktive, kryesisht në orët e muzgut dhe zbardhjes së ditës. Situata po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet shëndetësore, me përditësime të vazhdueshme, me qëllim garantimin e një reagimi të shpejtë dhe efikas ndaj përhapjes së virusit të Nilit Perëndimor në Evropë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC