Shëndetësi

kor302024

Covid-19. I nxehti shton simptomat, lodhjen dhe rreziqet për zemrën. Kujdes me suplementet

I nxehti ka një ndikim të madh te pacientët me Covid-19, si në fazën akute, ashtu edhe në atë postinfektive, në të ashtuquajturin Long Covid dhe mund të shtojë simptomat e tilla si dhimbjet e kokës, lodhjen dhe vështirësitë në frymëmarrje, si dhe mund të ndikojë në funksionimin e zemrës. Me qëllim parandalimin e rreziqeve, kardiologët rekomandojnë konsumimin e ujit, ruajtjen e freskisë së trupit, por jo marrjen e suplementeve të bëra vetë.

I nxehti shton simptomat e infektimit dhe stresin në zemër
I nxehti ndikon me siguri te pacientët e prekur nga Covid-19. Në fakt, nga njëra anë, temperaturat e larta shtojnë simptomat e infeksionit, nga ana tjetër mund të shtojnë stresin në zemër. Individët më të rrezikuar janë ata me imunitet të dobët si të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë, të cilët janë të ndjeshëm ndaj të nxehtit dhe Covid-19. Në literaturën shkencore është dokumentuar se i nxehti ekstrem përbën rrezik për zemrën, duke shkaktuar dhimbje kraharori, infarkte dhe vdekje të papritur. Kur bën shumë nxehtë, mund të ulen vlerat e tensionit arterial për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut dhe të ketë humbje e lëngjeve për shkak të djersitjes së tepërt, duke shtuar rrezikun për dehidratim. Megjithatë, te disa pacientë, konstatohet e kundërta dhe tensioni arterial mund të rritet papritur dhe në mënyrë të pakontrolluar. Ndër simptomat më të shpeshta, mund të përmendim takikarditë, palpitacionet, marramendjet dhe vështirësitë në frymëmarrje. Në fakt, infeksioni Covid-19 manifestohet me të njëjtat simptoma si ato të nxitura nga i nxehti, si astenia, mjegullia cerebrale, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje koke. 

Gjithashtu, tashmë e dimë që Covid-19 nxit një mori procesesh inflamatore, të cilat prekin qelizat endoteliale, pra qelizat që veshin pjesën e brendshme të zemrës dhe të enëve të gjakut. Studimet sugjerojnë se individët me Covid-19, krahasuar me ata të pa infektuar, janë 55% më të rrezikuar për të zhvilluar një problem kardiovaskular të rëndë, si infarkti, iktusi apo vdekja. Ata kanë edhe më shumë probabilitet për të shfaqur probleme të tjera të zemrës, si aritmi, miokardit, ose inflamacion të muskulit kardiak. Pra, për të parandaluar që ngatërrimi i nxehtë-Covid-19 të kthehet në një bombë me sahat, është e nevojshme të merren kundërmasa.

Thuajini jo suplementeve të bëra vetë
"Mos merrni suplemente të bëra vetë, por kryeni dushe të freskëta dhe ndiqni një konsum të programuar uji. Pra, duhet të pini të paktën një litër e gjysmë ujë gjatë ditës edhe nëse nuk keni etje. Kundërmasa të tjera përfshijnë: shmangien e daljeve nëse jeni pozitiv me Covid-19; ruajtjen e freskisë në shtëpi; përdorimin e veshjeve dhe çarçafëve të gjerë; shmangien e pijeve me sheqer, atyre alkoolike, apo me përmbajtje kafeine që mund të përkeqësojnë simptomat dhe të ndërveprojnë me barnat që po përdoren.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC