qer272024
Barnat në periudhën e verës. Masat për sigurinë e individëve me imunitet të dobët
Gjatë periudhës së verës, pacientët që trajtohen me antibiotikë, laksativë, betabllokues, antihistaminikë, barna psikiatrike, si edhe individët me imunitet të dobët si të sëmurët kronikë, apo të moshuarit, duhet të marrin parasysh faktorin nxehtësi dhe diellin për të mos pasur efekte anësore.
Individët e rrezikuar: ata me imunitet të dobët, të moshuarit, obezët dhe kronikët
"I nxehti interferon jashtëzakonisht në popullsinë e rrezikuar. Pra, bëhet fjalë për të sëmurët kronikë, që shpesh janë të moshuar dhe të prekur nga një ose më shumë patologji, por edhe obezët përkufizohen si të dobët nga ana imunitare. Për këto arsye, këta individë mund të vuajnë pasojat e të nxehtit dhe nuk janë rezistentë ndaj stresit. Për ta, mund të parashikohet reduktimi i farmakoterapisë, në veçanti për hipertensionin dhe diabetin", shpjegon presidenti kombëtar i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Përgjithshme dhe Trajtimeve Parësore (SIMG), Alessandro Rossi.
Ekspozimi ndaj diellit dhe mbindjeshmëria ndaj dritës
Disa barna, si antibiotikët (sulfamidikët, kinolonet dhe tetraciklinat), steroidet dhe kortizonikët, mund të shkaktojnë reaksione të mbindjeshmërisë ndaj dritës. Duhet të informoheni mirë, edhe duke lexuar udhëzimet, përpara përdorimit të këtyre barnave në plazh apo nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Efektet në nxehtësinë e trupit: antihistaminikët, laksativët dhe betabllokuesit
Shumë barna mund të ndikojnë në nxehtësinë e trupit. Për shembull, antihistaminikët ngushtojnë enët e gjakut afër lëkurës, duke kufizuar shpërndarjen e nxehtësisë. Nga ana tjetër, suplementet e dobësimit rrisin prodhimin e nxehtësisë në trup. Edhe laksativët dhe betabllokuesit mund të kenë efekte negative: të parët shtojnë humbjen e lëngjeve përmes urinës, duke reduktuar rezervat për djersitjen, ndërsa të dytat reduktojnë frekuencën kardiake, duke bllokuar kapacitetin e shkëmbimit termik në lëkurë.
"Disa prej këtyre barnave mund të ndryshojnë mënyrën se si e menaxhon trupi nxehtësinë. Por, në terma afatgjatë është akoma më e rëndësishme të merren barnat çdo ditë sipas rekomandimit, sesa të shtyhet përdorimi i tyre, në këtë rast, duke ulur dozat gjatë stinës së verës. Ky është rasti i terapive antihipertensive. Në fakt, edhe nëse nuk shkruhet në udhëzime, të moshuarit që trajtohen për hipertension i nënshtrohen hipotensionit, veçanërisht atij sistolik. Pra, ne duhet ta bëjmë këtë duke ulur dozën", pohon Rossi.
Diuretikët: rrezik për dehidratim
Diuretikët, të përdorur për hipertensionin dhe patologji të tjera kardiake, ndihmojnë në shkarkimin e lëngjeve të tepërta. Megjithatë, gjatë verës, urinimi i shpeshtë, i kombinuar me djersitjen, mund të shkaktojë dehidratim. Është shumë e rëndësishme të konsumohen lëngje për të shmangur mungesat.
Barnat psikiatrike, pacientët e rrezikuar
Patologjitë psikiatrike të rëndësishme mund të përkeqësohen me të nxehtin: "Sidoqoftë, duhet të marrim parasysh që nga ana epidemiologjike, gjatë verës, këta pacientë mund të zhvillojnë humbje. Pra, në çdo rast, të sëmurët psikiatrikë, duhet të mbahen nën kujdes, sidomos nëse rritet doza e barnave", thekson Rossi. Gjatë verës, është e nevojshme të mbahen me kujdes nën vëzhgim këta pacientë dhe të freskohen siç duhet për të parandaluar dekompensimet e rrezikshme.