Farmaci

kor122023

Publikohen udhëzimet e reja europiane për menaxhimin e hipertensionit

Shoqata Europiane e Hipertensionit (ESH) ka publikuar udhëzimet e përditësuara për menaxhimin e hipertensionit në "Journal of Hypertension".

"Nëpërmjet udhëzimeve të reja që ne kemi publikuar, jemi përpjekur të ofrojmë një mesazh të thjeshtuar në lidhje me temat kryesore që lidhen me hipertensionin", thotë Reinhold Kreutz nga Charité University Medicine Berlin, së bashku me Giuseppe Mancia nga Universiteti Milano-Bicocca, autorët e dokumentit. Përkufizimi i hipertensionit mbetet i pandryshuar, me vlera sistolike ≥140 mm Hg dhe/ose vlera distolike ≥90 mm Hg. Udhëzimet rekomandojnë që trajtimi për hipertensionin për shumicën e pacientëve duhet të nisë kur presioni sistolik i gjakut është ≥140 mmHg ose presioni diastolik i gjakut është ≥90 mmHg. Ekspertët konfirmojnë objektivin e terapisë për popullatën e përgjithshme të pacientëve me hipertension, pra vlerat <140/80 mmHg, me përjashtim të individëve të moshuar dhe shumë të brishtë. Përdorimi i cilësdo prej pesë klasave kryesore të barnave: frenuesit e enzimës konvertuese të angiotensinës (ACE), antagonistët e receptorëve të angiotenzinës (ARB), beta-bllokuesit, bllokuesit e kanaleve të kalciumit dhe diuretikët tiazid/tiazid, dhe kombinimet e tyre, rekomandohen si baza e strategjive të trajtimit. Dokumenti rekomandon që në fillim të kombinohen dy barna, të preferueshëm do të ishin një bllokues renin-angiotensin me një bllokues të kanalit të kalciumit ose një diuretik të ngjashëm me tiazidin/tiazidin.

Nëse presioni i gjakut nuk arrihet të kontrollohet me kombinimin fillestar në dozën më të lartë të rekomanduar dhe të toleruar, atëherë kalohet në një kombinim të trefishtë të barnave. Beta-bllokuesit mund të përdoren në çdo fazë të trajtimit, nëse ekziston një tregues i drejtpërdrejtë në udhëzimet ose kushte të tjera për të cilat mendohet se janë të dobishëm. Autorët rekomandojnë gjithashtu që të gjitha barnat të administrohen nëpërmjet një pilule të vetme, një herë në ditë, mundësisht në mëngjes.

Udhëzimet prezantojnë edhe një term të ri, "hipertension i vërtetë rezistent", i përcaktuar si presioni sistolik i gjakut ≥140 mmHg ose presioni diastolik i gjakut ≥90 mmHg pavarësisht terapisë me doza maksimale të rekomanduara dhe të toleruara të një kombinimi me tre barna, përfshirë një bllokues të sistemit renin-angiotensin, një bllokues të kanaleve të kalciumit dhe një agjent të ngjashëm me tiazidin/tiazidin, duke përjashtuar hipertensionin pseudorezistent dhe hipertensionin sekondar.

 

Journal of Hypertension 2023. Doi: 10.1097/HJH.0000000000003480
http://doi.org/10.1097/HJH.0000000000003480
 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC