Mirëqenie

qer252024

Pagjumësia kronike. Rreziqet për shëndetin e përgjithshëm. Diagnostikimi dhe trajtimet

Oraret e lëkundura, dritat artificiale, përdorimi i ekraneve dhe i tabletëve përpara gjumit, si dhe gjendjet e vazhdueshme të stresit janë disa nga arsyet që përcaktojnë një gjumë të çrregullt, që ndonjëherë, pas një kohe të gjatë, mund të shkaktojë probleme në shëndetin e përgjithshëm.

Studiuesit theksojnë se në momentin që çrregullimet e gjumit përbëjnë kërcënim për shëndetin, mjekët në përgjithësi, duke filluar nga mjekët e familjes e deri te ata specialistë, duhet ta analizojnë këtë fushë thelbësore, e cila lidhet shpesh me sëmundje të tjera jo vetëm të një natyre psikike, por edhe kardiologjike, metabolike dhe neurologjike, si p.sh. rënia konjitive.  "Pra, ndikimi i pagjumësisë nuk kufizohet vetëm brenda 24 orëve, por edhe në një periudhë afatmesme apo afatgjatë", thonë ekspertët, të cilët paralajmërojnë se individët që vuajnë nga çrregullimet e gjumit, kanë 69% më shumë rrezik për të zhvilluar infarkt në gjashtë vitet pasuese.

Një tjetër aspekt që duhet shmangur është se burrat janë më të prekurit nga pagjumësia. Në të vërtetë, gratë janë më të ndjeshme dhe më të ekspozuara ndaj këtyre çrregullimeve, të cilat janë edhe një faktor parashikues për shfaqjen e depresionit, patologji e cila mbizotëron dyfish, në mos trefish më shumë te gratë në disa periudha. Sipas një studimi të publikuar në Nature Mental Health, gjumi i qetë është një ndër shtatë faktorët e një stili jetese që duhet ndjekur, pasi mund ta reduktojë me 22% rrezikun për depresion.

Pra, diagnostikimi i çrregullimeve të gjumit kthehet në një hap kryesor. Gjëja më e thjeshtë që mund të bëjnë mjekët, është t'i pyesin pacientët mbi mënyrën si flenë dhe të thellohen më tej nëse ata referojnë vështirësi në fjetje, nëse kanë shkëputje të gjumit, apo nëse zgjohen para kohe dhe se si e menaxhojnë ritmin fjetje/zgjim.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC