Shëndetësi

maj282014

Entela Shehu: Bilanci i QKEV në përfundim të ciklit të parë

Këtë vit përfundon cikli i parë i programit të formimit të punonjësve të shëndetësisë, ekskluzivisht për Farmacist33 flet drejtoresha e QKEV, Z.Entela Shehu.

Cilat janë kërkesat e programit të riçertifkimit për ciklin e parë 2010-2014?
Për të gjithë atë profesionistë që nuk janë ende në dijeni, por edhe për ata që i njohin kërkesat e programit të riçertifikimit, kujtojmë që numri total i krediteve të kërkuara për periudhën 5-vjeçare është: për mjekët 150 dhe për farmacistët e dentistët 100. 
Çfarë duhet të bëjnë ata profesionistë që e kanë arritur ose tejkaluar numrin e kërkuar të krediteve? 
Profesionistët e regjistruar në programin e riçertifikimit dhe që deri më tani i kanë përmbushur kërkesat e programit për ciklin e parë 5-vjeçar, pra mjekët që kanë marrë deri më tani 150 kredite ose më shumë, dhe farmacistët e dentistët që kanë marrë 100 ose më shumë, nuk kanë më detyrimin për të marrë pjesë në aktivitete. Gjithsesi ata mund të vazhdojnë të ndjekin ativitete të edukimit në vazhdim sipas interesave të zhvillimit të tyre profesional.  
Çfarë duhet të bëjnë profesionsitët që nuk e kanë arritur ende numrin prej 150 dhe 100 të krediteteve, por që kanë më shumë se gjysma e numrit të kërkuar? 
Profesionistët, mjekë, farmacistë dhe dentistë, të cilët nuk e kanë arritur numrin total të krediteve të kërkuara duhe të interesohen aktivisht e në mënyrë të vazhduar për aktivitete të akredituara që zhvillohen për fushën e tyre për periudhën e mbetur deri në fund të vitit 2014, duke vizituar rregullisht "Kalendarin e aktivitete të akredituara" në faqen zyrtare të QKEV-së, dhe të marrin pjesë në to, kur kjo është e mundur. Theksojmë që profesionistët duhet të marrin pjesë realisht në aktivitet dhe jo vetëm të regjistrojë emrin në listën e pjesëmarrësve.
Një mënyrë tjetër krahas pjesëmarrjes në aktivitete që zhvillohen, ata që nuk kanë bërë ende njohjen dhe/ose regjistrimin e krediteve të edukimit në vazhdim nga aktivitetet e mëposhtme duhet ta bëjnë sa më parë. 
Aktivitete të tilla janë: 
leximi i literaturës shkencore (libra, artikuj, etj.) 
programe të të mësuarit në distancë (DVD, medscape, etj) duke plotësuar formularin e vetëraportimit (http://qkev.gov.al)  
botimet shkencore 
konferenca e trajnime jashtë vendit, duke plotësuar kërkesën individuale për njohjen e krediteve (http://qkev.gov.al)
Këta formularë mund t'i dërgojnë me postë ose e-mail së bashku me dokumentacionin e nevojshëm pranë QKEV-së.
Po profesionistët që deri më tani kanë marrë një numër të vogël kreditesh të pamjaftueshëm për të kaluar me sukses programin e riçertifikimit, ç'këshilloni të bëjnë? 
Kjo kategori profesionistësh që për arsye të ndryshme nuk kanë ndjekur aktivitete të akredituara të edukimit në vazhdim dhe për pasojë nuk kanë një numër të konsiderueshëm kreditesh janë gjithashtu të inkurajuar të lexojnë literaturë shkencore që lidhet me punën e tyre dhe ta raportojnë atë pranë QKEV-së me anë të formularit të vetëraportimit si dhe të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të marrë pjesë në aktivitete që zhvillohen në vend ose jashtë vendit. Drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike ose private duhet t'u japin mundësi kësaj kategorie të marrin pjesë në aktivitete të akredituara. Gjithsesi, në përfundim të ciklit të parë të programit të riçertifikimit do të bëhen të qarta dhe do të deklarohen hapat e mëtejshëm që do të ndiqen për kategorinë e profesionistëve që nuk e përfundojën me sukses këtë program si dhe të atyre që janë me  0 ose shumë pak kredite.   
Ndonjë këshillë tjetër për profesionistët nga QKEV?
Të gjithë profesionistët duhet të verifikojnë herë pas here gjëndjen e krediteve të tyre duke hyrë në databazën që administrohet nga QKEV me të dhënat e tyre personale, dhe të kontaktojnë me QKEV-në për çdo pasaktësi të vënë re si në lidhje me numrin e kretideve ashtu edhe me të dhëna të tjera të tyre. Gjithashtu, profesionistët janë të inkurajuar të informojnë kolegët e tyre, të cilët nuk i kanë përmbushur ende kërkesat e programit të riçertifikimit në lidhje me aktivitete të edukimit në vazhdim që zhvillohen dhe t'i nxisin ata të marrin pjesë. 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC