Shëndetësi

kor152014

Lista e barnave të rimbursueshme

Lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2014, është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FONDI synon përmes listës së re të barnave, të shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët, por këtë vit në fokus janë gjithashtu fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët me kancer, të sëmurët me probleme të shikimit etj.
Në hartimin e listës së re të barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.
Lista e vitit 2014 është pasuruar me 56 barna të reja, të cilat shërbejnë për sëmundje si diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake, gjithashtu në trajtimin e disa sëmundjeve tumorale, në neurologji, në nefrologji, në kujdesin paliativ, në dermatologji, gjinekologji, urologji, shëndetin mendor, alergiologji dhe okulistikë.
Risia e këtij viti është gjithashtu mbulimi i disa nozologjive të pambuluara më parë, si disa lloje tumoresh, Hepati B dhe C, çrregullimet hormonale, osteoporoza etj.
Lista e barnave te rimbursuara është ndërtuar mbi parimin e listës thelbësore  të barnave të OBSH-së, për të mënjanuar efektet negative te tregut farmaceutik dhe për të ndihmuar mjekët në trajtimin me medikamente të të sëmurëve. Lista përmban barna të cilat kanë masë mbulimi të përcaktuar sipas grupeve, që varion nga 50% në 100% të çmimit të referencës.

Ky artikull sëbashku me listën e barnave në pdf (shkarkuar në Download Center) janë mundësuar nga faqja Web e Fondit, www.fsdksh.com.al.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC