Shëndetësi

kor172014

AIFA për barnat online: së shpejti fushata për prezantimin e logos së përbashkët

Të bëj të njohur logon që do të identifikojë faqet e internetit të farmacive dhe parafarmacive ligjore dhe të autorizuara për tregëtimin e barnave në distancë pa recetë mjekësore, të informojë për rreziqet e blerjes së barnave nëpërmjet formave të paautorizuara, të dekurajojë blerjen në palestra, dyqane seksi,  qëndra bukurie dhe sitet e-commerce jo të ligjshme dhe të raportojë rastet e dyshimta. Këto janë objektivat e vendosura që ka si qëllim të ndërmarrë  AIFA në faqen e saj në fushatën e komunikimit për të bërë të vetëdijshëm qytetarët për ndryshimet e paraqitura në legjislacionin e ri të përfshira në Direktivën 2011/62/UE për shitjen online të barnave. Direktivë që ndër të tjera parashikon që Komisioni Europian tu sigurojë mjetet autoriteteve kombëtare për nxitjen e fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorit për rreziqet që vijnë nga produktet mjekësore të ofruara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet internetit. AIFA ka planifikuar në mesin e aktiviteteve të saj një fushatë komunikimi për qytetarët në mënyrë që të njohin në mënyrë të pagabueshme sitet web ligjore, për të kuptuar rrezikun e lartë të barnave të falsifikuara në qoftë se merren nga forma të paautorizuara, rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e nxjerrjes në pah të çfarëdo rasti të mundshëm të falsifikimit farmaceutik. Aspekt, ky i komunikimit, jo dytësor në hartimin dhe prezantimin e logos së përbashkët për të cilën janë përcaktuar karakteristika teknike që do të sigurojnë nivele të larta të sigurisë dhe së fundi parandalimin e çdo përdorimi mashtrues të vetë logos, që nga simestri i dytë i 2015 do të vendoset në homepage-t e autorizuara për shitjen e barnave. "Logoja e përbashkët" - pohon Domenico Di Giorgio, drejtor i Njësisë kundër fallsifikimit AIFA - "do të lejojë verifikimin e vërtetësisë së siteve web që shesin barna dhe Agjensia konsideron të dobishme për të përgatitur në këtë drejtim një seri iniciativash që mundësojnë informacion më të plotë dhe të saktë për qytetarët përmes aktiviteteve të komunikimit".
Gjithmonë për qëllim informormimin dhe sensibilizimin, shton Di Giorgio "po lëviz projekti europian Fakeshare, i financuar nga Komisioni Europian dhe tek i cili AIFA është lider; në kuadër të këtij projekti janë parashikuar organizimi i disa konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare drejtuar grupeve të interesit midis të cilave dhe shoqatat e konsumatorëve".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC