Shëndetësi

kor292014

Farmacist33 aktivizon Forum, hapsira e Farmacistit për të diskutuar rreth çështjeve profesionale

tags: FORUM
Për të gjithë ata farmacistë të cilët janë ndjekës të artikujve të përditësuar të shkencës mjekësore apo lajmeve të po kësaj fushe nga aktualiteti, të paraqitura në revistën elektronike Farmacist33, tani ju ofrojmë një mundësi më shumë, rubrikën Forum, e aktivizuar për të qënë hapësira juaj ku mund të shprehni mendimet tuaja mbi çdo temë të paraqitur apo të ndërveproni me njëri-tjetrin, ndoshta për të ndarë dhe eksperiencat tuaja profesionale. 

Për të shfrytëzuar këtë mundësi ju duhet të regjistroheni falas në Medikey (vendosur lart, djathtas në Sit) e cila është një bashkësi profesionistësh, në rastin tonë farmacist. Mjaftojnë vetëm pak minuta dhe ju mund të bëheni përdorues të plotë të kësaj reviste, duke u pajisur dhe me kredencialet e nevojshme (user, pass). Arsyeja për të cilën kemi zgjedhur këtë formë është për tu siguruar që kemi të bëjmë me profesionistë të vërtetë dhe për t'ju ofruar dhe ju një revistë të sigurtë.

Ka dy mënyra për të vajtur tek Forum
- duke klikuar direkt në këtë Rubrikë (vendosur lart, djathtas në Sit),                          
- ne fund të çdo artikulli (poshtë, djathtas) keni ikonën.

Pra mund të komentoni si për tematikat e artikujve që lexoni dhe për temat e vendosura nga stafi për të hapur diskutime. 
Duke qënë se çështja më me rëndësi e momentit në fushën farmaceutike është "Projektligji i barnave dhe shërbimeve farmaceutike" dhe kjo revistë mundohet t'ju mbaj të azhornuar për çdo lëvizje mbi miratimin e këtij ligji, keni mundësi të shprehni për herë të parë mendimet apo pretendimet tuaja rreth tij, ndoshta për tu aktivizuar dhe ju sadopak në këtë proçes të rëndësishëm, rregullator për profesionin tuaj.

Redaksia Farmacist33

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC