gus122014
AIFA promovon përdorimin e duhur të barnave në shtatzani dhe pediatri
Korrigjimi i perceptimit të gabuar por të rrënjosur në opinionin publik sipas të cilit përdorimi i barit gjatë shtatzanisë ka pasoja negative në fetus dhe sensibilizimi i qytetarëve dhe profesionistëve të shëndetit për rëndësinë e studimeve klinike në pediatri, për të siguruar trajtime më të sigurta dhe më të përshtatshme për pacientët nën 18 vjeç. Janë këto objektivat përkatësisht të dy projekteve shkencore - komunikuese "Barnat dhe shtatzania" dhe "Barnat dhe pediatria", promovuar nga Agjensia Italiane e Barnave dhe të paraqitura në një Auditorium të Ministrisë së Shëndetësisë në prani të Ministrit të Shëndetësisë Beatrice Lorenzin, të presidentit të AIFA Sergio Pecorelli dhe të drejtorit të përgjithshëm Luca Pani . Fushata në frontin e shtatzanisë përfshin aktivizimin online të një faqe Web që vë në dispozicion mbi 400 skedarë mbi sëmundjet kryesore të përsëritura në shtatzani dhe rreth barnave për trajtimin më të favorshëm të tyre në aspektin përfitim-rrezik. Mesazhi që do të transmetohet, theksuan Pecorelli dhe Pani, është se "barnat gjatë shtatzanisë duhet të merren me përgjegjshmëri, ndërsa duke mos u trajtuar mund të rrezikohet shëndeti i nënës gjithashtu dhe fëmijës së palindur, duke rrezikuar mundësinë e një shtatzanie të qetë". Fushata për barnat në pediatri, shpjeguan ekspertët, është angazhuar për tu rikujtuar qytetarëve dhe profesionistëve të shëndetit rëndësinë e kujdesit pasi "70 % e barnave të përdorura në moshën pediatrike është testuar vetëm tek të rriturit dhe në fakt kjo rezulton si një përdorim off - label, që ndodh mesatarisht dy nga tre herë. "Kjo paraqet probleme jo të lehta për tu zgjidhur, thanë ekspertët e AIFA :"Jo të gjitha barnat e përdorura në pediatri kanë identik të njëjtën përgjigje tek foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët për shkak të dallimeve në metabolizëm dhe përthithjes gjatë proçeseve të njëjta apo të ndryshme të rritjes. Për këtë arsye gjatë kohës së përdorimit duhet t'i kushtohet shumë vëmendje përzgjedhjes së barnave dhe dozimit, të vlerësohet në bazë të moshës së pacientit të ri dhe gjithmonë duke u konsultuar me pediatrin. Sipas Pecorelli është e nevojshme një "përfshirje më e madhe e popullsisë pediatrike për provat klinike, për të patur në fund barna të sigurta dhe të testuara në dispozicion për fëmijët. Për këtë çështje është dakort dhe ministri Lorenzi që gjithashtu zgjerohet dhe për brezin e vjetër: "Jemi duke punuar mbi normat e reja lidhur me kërkimin dhe eksperimentimin dhe duhet të gjejmë mënyrën e duhur që të nisin kërkime dhe në kategoritë e fëmijëve dhe të moshuarve" duke përmendur shembullin e Institutit IRCA në Marche i cili ka raportuar se "kanë gjetur mënyra të ndryshme për të administruar barnat dhe anestezitë duke ndërhyrë dhe në pacientët mbi nëntëdhjetë vjeç".