Shëndetësi

gus192014

Ebola Virus, Zmapp mjekimi eksperimental i miratuar nga OBSH

Ndërsa numri i të infektuarve nga Ebola Virus rritet çdo ditë e më shumë (mbi 1000 numri i të vdekurve dhe 1900 i të infektuarve në të gjithë Afrikën) OBSH ka aprovuar përdorimin e barit eksperimental të patestuar tek njerëzit, ZMapp.
ZMapp është një bar eksperimental i prodhuar nga kompania amerikane Mapp Biopharmaceutical pas studimesh të gjata në minj dhe majmunë nga një staf shkencëtarësh amerikano-kanadeze. ZMapp përmban tre antitrupa monoklonalë.
Njerëzit e parë të cilët iu nënshtruan përdorimit të ZMapp ishin Nancy Writebol, 59 vjeç, and Dr. Kent Brantly, 33 vjeç, të dy punonjës të shëndetësisë në SHBA të cilët shërbenin në ELWA Hospital, Liberia kur u infektuan nga virusi vdekjeprurës. Atyre iu administrua bari nëntë ditë pasi kishin shqaqur shenja klinike të infektimit. Duke iu referuar Samaritan's Purse, Brantly mori një dozë të serumit të një fëmije 14 vjeç i cili i mbijetoi Ebola-s. Kushtet shëndetësore të të dyve duken të përmirësuara por duke qënë se ky bar ende nuk është testuar siç duhet nuk mund të flasim për sigurinë e tij.
Ndërkohë, ekspertë të OBSHsë deklaruan pak ditë më parë: " Në kushtet e përhapjes së epidemisë dhe pamundësisë për të patur një vaksinë apo medicament tjetër të testuar, bordi i ngarkuar për këtë çështje ka miratuar përdorimin e ZMapp si bar potencial për trajtim dhe si parandalues i mundshëm."

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC