Shëndetësi

dhj122014

Dorëzimi i propozim-ndryshimeve për Listën e Barnave që Rimbursohen, afati përfundimtar dhe formati

Propozimet për ndryshime në Listën e Barnave që Rimburohen 2015 do të mund të dorëzohen pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deri më 31 dhjetor 2014, si afat i fundit i pranimit të tyre. Në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e FSDKSH-së përshkruhet formati sipas të cilit duhet të dorëzohen propozimet. Ato duhet të jenë të ndara në dy kategori: ● ndryshimet në Listën e Barnave të Rimbursuara për sëmundje, trajtimi i të cilave është plotësisht i rimbursuar dhe ● ndryshimet për sëmundje, trajtimi i të cilave rimbursohet pjesërisht ose nuk rimbursohet fare.
Sa i përket kategorisë së parë ndryshimet mund të konsistojnë në: a) ndryshime të kritereve të Listës së Barnave të Rimbursuara; b) ndryshime të formadozave (fuqisë dhe formës farmaceutike) të një bari; c) ndryshime të dozave apo protokolleve të përdorimit të një bari nga Lista; d) shtimi i një alternative tjetër brenda grupit kimiko-farmakologjik ose terapeutik
Ndryshimet në kategorinë e dytë, pra për barnat që rimbursohen pjesërisht ose nuk rimbursohen, mund të mbështeten në: a)përdorimin e një bari nga Lista e Barnave të Rimbursuara për indikacione që nuk lejohen  nga kriteret e saj: p.sh. përdorimi i azatioprinës në trajtimin e artritit reumatoid.
b) përfshirja e një bari në Listë për trajtimin specifik të sëmundjes: p.sh. futja ne Listën e Barnave të Rimbursuara të aciklovirit për trajtimin e infeksioneve virale.
Dorëzimi i propozimeve për ndryshime bëhet nëpërmjet Protokollimit në zarf të mbyllur drejtuar "Komisionit Teknik të Barnave të Rimbursueshme" pranë ISKSH-së. Materiali shkencor plotësues që shoqëron kërkesën mund të jetë edhe në formë elektronike (CD) bashkëngjitur kërkesës.

Duke klikuar në download center mund te gjeni formatin e plotë të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursueshme


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC