Shëndetësi

mar192015

Beci: Rimbursim edhe për pajisjet mjekësore

Përgjatë vitit 2015, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të rimbursojë edhe disa nga pajisjet mjekësore. Diabetikët janë ata që i kanë ndjerë më shumë mungesat në këtë aspekt dhe prandaj kreu i shoqatës së këtij komuniteti, Asim Toro, i ka kërkuar qeverisë që të rimbursojë një pjesë të këtyre pajisjeve të cilat pacientët i blejnë çdo muaj dhe që kanë një kosto të lartë për ta. Disa nga pajisjet që pritet të rimbursohen janë aget, fishat, protezat, pompat e insulinës.
"Falë ligjit të ri të FSDKSH, tanimë kemi hapësirat ligjore për të rimbursuar edhe materialet mjekësore, për të cilat ka pasur kërkesa të vazhdueshme në Fond nga popullata në nevojë. Ne do të bëjmë të mundur këtë vit edhe rimbursimin e pajisjeve mjekësore", është shprehur drejtori i FSDKSH-së, Astrit Beci.
Ndërkohë që lista e re e rimbursimit të barnave hyn në fuqi në datë 1 prill 2015, nuk kuptohet nëse për pajisjet mjekësore do të ketë një listë të re, pasi aktualisht në listën e publikuar ato nuk janë, apo lista e rimbursimit do të rishikohet prapë përgjatë vitit 2015.
Ndërkaq, në total lista e barnave të rimbursueshme për këtë vit përfshin 506 barna, me vetëm 29 barna të reja të shtuara asaj, në krahasim me një vit më parë kur lista e barnave të rimbursueshme 2014 u shtua me 56 barna të reja.



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC