Shëndetësi

mar312015

Farmacistët: Ku shkojnë fondet që Urdhri mbledh nga kontributet tona?

Pasi janë njohur nga Farmacist33.al me buxhetin e vitit 2015 dhe kanë mësuar se ku shkojnë fondet e grumbulluara nga kontributet e tyre vjetore, shumë nga farmacistët e Tiranës reagojnë të revoltuar. Sipas tyre shuma vjetore prej 39.110.353 lekësh që i vihet në dispozicion Urdhrit të Farmacistëve është e konsiderueshme dhe kjo nuk përkthehet në asnjë përfitim për ata. Për më tepër thonë ata, që ne për herë të parë mësojmë për këtë fond që grumbullohet, pasi askush asnjëherë nuk na ka vënë në dijeni për këtë."Unë nuk jam ekonomiste të them nëse këto shpenzime që paraqet Urdhri janë reale apo jo. Por buxheti i ndarë në zëra më duket shumë i fryrë dhe shpenzime që nuk besoj se janë reale. Për të justifikuar këtë buxhet, zërat tregojnë se Urdhri bën shumë punë, por në fakt farmacistët nuk kanë marrë asnjëherë asnjë përfitim prej tij. Ne jemi fare të pambrojtur nga Urdhri i Farmacistëve", shprehet një farmaciste pranë rrugës "Myslym Shyri" në Tiranë, e cila nuk pranon të identifikohet me emër. 
Ndërsa farmacisti Reidi Kordhishti në bulevardin "Zogu i parë", përveç shpenzimeve të fryra për një staf aq të vogël sa ka Urdhri, ngre me shqetësim edhe një detyrim fare minimal që sipas tij duhet ta kishte bërë ky ent publik që mbahet në këmbë me fonde të farmacistëve, por që nuk bën asgjë për farmacistët". Buxheti që mësuam se grumbullohej për Urdhrin e Farmacistëve është shumë shumë e madhe. Aq më tepër, kur e dimë që ata janë dhe staf i vogël. Këto shpenzime që janë shkruar në buxhet nuk duken aspak bindëse. Urdhri ka një vit që nuk ka pajisur as me një detyrim fare të vogël, siç është karta e farmacistit të cilën na e jep bashkë me certifikatën. As kaq nuk shpenzon Urdhri për farmacistët", shprehet Kordhishti.
Edhe pse Farmacist33.al bisedoi me shumë farmacistë në lidhje më buxhetin e Urdhrit të Farmacistëve dhe mënyrën se si përdoret ai, vetëm një prej farmacistëve pranoi të identifikohej me emër, ndonëse të gjithë shprehin rezerva për mënyrën e funksionimit të Urdhrit të Farmacistëve. Farmacistët thonë se ndihen të pambrojtur nga Urdhri dhe nuk kanë asnjë benefit prej tij. 
Bashkëngjitur gjeni buxhetin e Urdhrit të Farmacistëve për vitin 2015 të detajuar (klikoni këtu).  

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC