Shëndetësi

nën272015

UFSH tërhiqet nga padia ndaj Farmacist33.al

Ndonëse i kishte konsideruar shpifje artikujt e botuar në revistën Farmacist33.al dhe kishte bërë dhe një padi ndaj kompanisë LIFE, UFSH duket se është tërhequr prej saj pasi asnjë përfaqësues i Urdhrit nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e enjte.
Një javë më parë u zhvillua seanca e parë gjyqësore ajo që mund të konsiderohet si seanca e pajtimit, ku UFSH përfaqësohej nga një avokate. Në fakt që në këtë seancë të parë, ndonëse ishte në anën e palës paditëse avokatja e UFSH la të kuptohej për mundësi pajtimi ndërmjet palëve. Ndërsa dje, ditën e enjte kur dhe do të zhvillohej seanca gjyqësore e radhës, avokatja e UFSH nuk u paraqit, çka detyroi trupën gjyqësore të konsiderojë të mbyllur çështjen. Mos paraqitja në seancë gjyqësore të cilën e kishte kërkuar vetë, lë të kuptohet se UFSH dhe drejtuesit e saj janë penduar për padinë që kanë bërë ndaj Farmacist33.al në lidhje me artikujt e botuar. Me mbylljen e çështjes për arsyen e mësipërme, të gjitha shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës akuzuese (UFSH). Po në cilin zë të buxhetit 2015 do të përfshihen shpenzimet gjyqësore të cilat Urdhri ka humbur deri tani, siç është dhe gjyqi me drejtuesit teknikë në moshë pensioni, pasi na rezulton që buxheti i aprovuar është parashikuar të shpenzohet në shumicën e tij në rroga dhe honorare.
Farmacist33.al nuk ka shpifur dhe as fyer askënd me artikujt e botuar por synon që në mënyrë korrekte dhe profesionale të informojë farmacistët për gjithçka ndodh në sektorin farmaceutik. Ndonëse të bindur se nuk kanë cenuar askënd me informacionin e publikuar, por vetëm kanë pasqyruar atë çfarë ndodh në mënyrë reale, Farmacist33.al ka nisur të ribotojë të gjithë artikujt që lidhen me UFSH për të cilët është paditur. Ndërkaq, kjo revistë informuese nuk do të ndalet së publikuari çdo informacion që lidhet me farmacistët me qëllim që transparenca e munguar të jetë e prekshme për ta nëpërmjet kësaj reviste.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC