Shëndetësi

kor232015

Në Itali, barnat kardiovaskulare konfirmohen si kategoria me konsumin më të lartë

Në përputhje me trendin e viteve të fundit, të dhënat nga Raporti OsMed 2014 lidhur me barnat e furnizuara në ngarkim të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të farmacive publike dhe private, si dhe ato në ngarkim të qytetarit vënë në dukje se edhe për 2014-ën konfirmohen si kategoria më e konsumuar nga italianët barnat për sistemin kardiovaskular.
Shpenzimet për barnat kardiovaskulare në ngarkim të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor kishin një vlerë prej 3.631 milionë eurosh. Më konkretisht barnat më të përdorura në Itali vijojnë të jenë ACE-inhibitorët , sartanet në vend të dytë si monokompozita ose në kombinim dhe statinat në vend të tretë. Më pas vijnë antagonistët e kalciumit dihidropiridinikë dhe beta-bllokuesit.
Statinat konfirmohen në vend të parë sa i përket shpenzimeve (10.6 euro për banor), të ndjekura nga sartanet në kombinim. Një tjetër e dhënë e rëndësishme vë në dukje se Italia është vendi i tretë evropian me incidencën më të lartë të shpenzimeve publike e private për barnat kardio-vaskulare me (22.8% të shitjeve), e renditur pas Greqisë (me 29.0%) dhe Portugalisë (me 25.9%).
Pas barnave kardiovaskulare kategoritë që shiten më shumë janë ato për gjakun dhe organet hematopoietike, nga barnat e aparatit gastro-intestinal dhe të metabolizmit, te ato të sistemit nervor qendror dhe të sistemit respirator./AIFA

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC