Shëndetësi

sht192015

Angli, debati për farmacistët në qendrat e ndihmës së parë

Rreth 39.8% e pacientëve që i drejtohen shërbimeve të ndihmës së parë mund të trajtohen me sukses nga një farmacist me kompetenca në praktikën klinike, të marra pas një formimi ad hoc. Përqindja zbret në 5.1% kur vjen puna te farmacistët përshkrues. Këto të dhëna i përkasin Anglisë ku ka një debat të hapur mbi mundësinë e punësimit të farmacistëve që janë pranë një pike të ndihmës së parë, në të cilat rëndon edhe presioni i pacientëve që nuk duan të presin për të pasur një takim mjekun.
Statistikat e sipërpërmendura të konsideruara inkurajuese nga autorët kanë dalë nga një studim pilot i drejtuar në harkun e një viti nga West Midlands mbi 782 pacientë në tre qendra të ndihmës së parë. Tani, i njëjti studim është shtrirë në 48 qendra për një total prej më shumës se 18 mijë pacientësh. "Nëse rezultatet nga Midlands do të kundërshtohen kjo do të ketë një impakt të thellë negativ në rolin e farmacistëve", pohon Sandra Gidley nga komiteti i "Royal pharmaceutical society".
Në të kundërt, një pjese të farmacistëve do t'ju ofrohej mundësia për t'u bërë farmacistë përshkrues, duke u lejuar përshkrimin e barnave për pacientët pa u konsultuar me një mjek më parë. Për një rol më të gjerë, farmacisti përshkrues duhet të ketë një formim në diagnozën klinike dhe menaxhimin e plagëve apo çrregullimeve të vogla. Sipas David Terry, drejtor i njësisë së praktikës akademike farmaceutike në "Aston University" (Birmingam), në Britaninë e Madhe aktualisht ka një numër të madh të diplomuarish në farmaci që mund të kanalizohen në ofrimin e shërbimeve shëndetësore  në mënyra të ndryshme. Në Angli ekzistojnë tashmë realitete urgjencash që kanë pasur përfitime të mëdha nga prezenca e farmacistëve të cilët ofrojnë një mbështetje për mjekun në përshkrimin e barit më të përshtatshëm. 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC