Shëndetësi

tet102015

Itali, pacientja vdes pas zëvendësimit të barit në farmaci

Një grua 75 vjeçe, paciente me bronkit kronik, ka ndërruar jetë pas administrimit të një antibiotiku të injektueshëm. Ngjarja e raportuar sot ka ndodhur në Lodigiano dhe për vdekjen e gruas po hetohet farmacistja që i ka shitur barin.

Sipas rindërtimit të ngjarjeve, pacientja alergjike ndaj ceftriaxone, kishte shkuar në farmaci me një recetë nga mjeku ku ishte përshkruar një tjetër antibiotik. Farmacistja i kishte propozuar një ekuivalent. Në fund, gruaja kishte blerë 1/3 e antibiotikut që përmbante principin aktiv të kundër-indikuar për të. Në vijim kishte pësuar shock anafilaktik me shtrim në spital dhe në fund vdekjen.

Si mund të manovrojë farmacisti një urgjence?

"Së pari, në një recetë mjekësore farmacisti nuk mund të ndryshojë principin aktiv as me konsensusin e pacientit. Zëvendësimi pranohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, ose urgjencash dhe vetëm me barna që kanë të njëjtat karakteristika si ai i përshkruar", thotë Maurizio Cini, president i Shoqatës Shkencore të Farmacistëve në Itali.
Në rastin në fjalë, zonja u paraqit në farmaci me një recetë që kishte të përshkruar një bar marke. Farmacistja nuk kishte në dispozicion një të tillë dhe i ofroi një ekuivalent, të autorizuar si të tillë nga Agjencia Italiane e Barnave, e që përmbante të njëjtin princip aktiv me origjinalin, të njëjtën dozë, rrugë administrimi dhe formë farmaceutike, e mbi të gjitha të njëjtat indikime terapeutike. Zonja kishte refuzuar zëvendësimin. "Refuzimi i gjenerikut mund t'i atribuohet një lloj mosbesimi të pabazë, por i ushqyer nga burime që nuk mund të identifikohen lehtë. Veprimet pasuese të farmacistes nuk duken të qarta. Në rast se ka shitur një bar të injektueshëm të ndryshëm nga ai i përshkruar për principin aktiv etj., mund të përbëjë shkelje ligjore marrja e një përgjegjësie që "shkon përtej" rolit të saj.  Vetëm në rast se ka shitur një bar pa detyrim përshkrimi ka vepruar brenda kompetencave të saj profesionale. Por vë re se, gjithmonë duke pasur si burim shtypin, se bëhet fjalë për një antibiotik të injektueshëm dhe të gjitha barnat që lidhen me të kanë detyrimin e përshkrimit", pohon Cini.
Staffi Ettore Giustini, mjek familjeje dhe përgjegjës në fushën e barnave në Shoqatën e Mjekësisë së Përgjithshme italiane pranon se gjasat e zëvendësimit nga farmacistja në këtë situatë duken minimale. "Në tregun e antibiotikëve të injektueshëm, përtej klasave terapeutike cefalosporinë e penicilinë (të kundërindikuara me ç'duket për pacienten) ka pak të tillë. Farmacistja mund të ballafaqohej me mjekun për zëvendësimin e mundshëm të antibiotikut. Vetëm në rast se nuk do të mund ta merrte atë që ishte përshkruar, në rast urgjence mund të autorizohej për të ndërhyrë. Por, çfarë nënkuptohet me urgjencë? Nëse do të kishte pësuar ndonjë krizë astme, bari që duhej dhënë ishte salbutamolo spray ose një kortizonik. Këto në rrethana të caktuara janë barna që shpëtojnë jetë. Gjithashtu nëse një pacient është alergjik i kërkohet të raportojë emrin e barit ndaj të cilit është alergjik", pohon Giustini.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC