Shëndetësi

nën302015

Kush fitoi?!

Para disa ditësh përfundoi gjyqi maratonë prej 5 muajsh ndërmjet një grupi të madh farmacistësh, në moshë pensioni pa pronë farmaci, të punësuar si drejtues teknikë në për farmaci apo depo farmaceutike dhe UFSH të përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar i saj me në krye presidenten përkatëse, të cilët me anë të një vendimi lanë pa punë rreth 200 farmacistë, (duke zhvilluar një luftë brenda llojit) në kundërshtim me ligjet në fuqi (Kushtetutën e RSH, ligjin për barnat, ligjin për profesionet e rregulluara, Kodin e Punës etj).
Gjyqi u fitua nga farmacistët, por çfarë fituan ata?!  Kush duhet të mbajë përgjegjësi për veprime të paditura dhe antiligjore të bërë nga Këshilli Kombëtar dhe presidentja e tij?!
Sa më sipër le të shikojmë si filloi dhe si u shtjelluan problemet në retrospektivë, për të kuptuar qëllimin, pse u bë kjo luftë kundër këtij grupi farmacistësh të nderuar?!
Zanafilla është shkresa që presidentja i dërgon Ministrit të Shëndetësisë z.Ilir Beqaj me N.20 prt dt.22.012015 "Kërkesë për interpretim", ku i kërkon një sërë gjërash për interpretim tashmë të përcaktuar në ligjet përkatëse si dhe për problemin e pensionistëve.
Problemet që u ngritën me anë të kësaj shkrese, nuk morën përgjigje (sepse ligjvënësi nuk interpreton ligjet por i bën ato).
Në takimet verbale që titullarë të MSH kanë pasur me presidenten e UFSH janë konsumuar edhe këto probleme si të jashtëligjshme që bien në kundërshtim me ligjet e cituara më lart.
Në një mbledhje të Këshillit Rajonal të Tiranës, në maj 2015, midis problemeve të ngritura për diskutim, presidentja rajonale e Tiranës kërkoi të bëhet transparencë për fondet dhe ndarjen e buxhetit në zëra për vitin 2015.
Gjatë kësaj mbledhjeje (që u debatua fort, për transparencë të buxhetit), për hakmarrje ndaj presidentes rajonale u organizua me shpejtësi dhe një mbledhje e dytë, për shkarkimin e saj  me një impenjim të madh të presidentes së UFSH.
Shkarkimi nuk u realizua por gjatë debateve u zbulua se zonja presidente e UFSH kishte dërguar letrën MSH-së për interpretim në mënyrë të kamufluar dhe për të cilën nuk u prononcua që e kishte dërguar ( duke mashtruar të pranishmit në këtë mbledhje).
Duke qenë se ky problem u hap ajo nxitoi të përgatisë dhe të organizojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar me 29 maj ku me vendime antiligjore godiste shtresën e farmacistëve pensionistë të punësuar si drejtues teknikë e të tjera gjëra. (Gjë që sot janë vërtetuar në seancat gjyqësore).
Farmacistët që prekeshin nga ky vendim (ndërhyrjen në Statut jashtë kompetencave që i jep ligji) kërkuan takime me presidenten, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe bënë sensibilizimin përkatës. me letra në qeveri ( MSH, KM, Kuvendi Popullor), tek avokati i popullit dhe Komisioneri  Antidiskriminim. Hapën gjyq.
Gjyqi vazhdoi 5 muaj dhe ata fituan. Në përkrahje të tyre ishte MSH, avokati i Popullit dhe Komisioneri Kundër Diskriminimit (kolegët me mesazhe, shtypi i shkruar dhe mediat).
Ata dërguan shkresat zyrtare përkatëse ku i vinin në dijeni shkeljet e bëra dh e korrigjimet e duhura, por presidentja nuk i mori parasysh dhe udhëzoi të vazhdonte gjyqi, me shpresën që mund të fitonte.
Gjyqi vazhdoi UFSH (Këshilli Kombëtar plus presidenten) humbën, farmacistët fituan. Por çfarë fituan farmacistët?!
Së pari ata humbën vendin e punës nga koha e pakët që kishin në dispozicion si dhe nga sezoni jo favorizues (ku institucionet bëjnë pushime) strategji e zgjedhur dhe e paramenduar mirë.
Së dyti humbën lekë duke paguar avokatë e të tjerë si dhe mundime dhe shqetësime gjatë periudhës së gjyqit.
Po UFSH çfarë humbi dhe çfarë fitoi?!
Ajo humbi moralin e të qenurit ent në mbrojtje të farmacistëve (sipas ligjit dhe statutit).
Shpenzoi lekë për pagesën e avokatit dhe shpenzimeve të gjyqit, për të cilat paguajnë të gjithë farmacistët.
Shpenzimet më të pakta janë sa paga (kuotizacioni mujor) i 500 farmacistëve drejtues teknikë ose sa 1000 farmacistë të punësuar.
A nuk janë këto shpërdorime fondesh, lekët e farmacistëve?!
Të paguash kuotat (lekët) që me to UFSH të penalizojë anëtarët e vet!!Duke qenë këto situata të pafavorshme presidentja e UFSH (në emër të Këshillit Kombëtar?) shpejtoi të hedhë në gjyq 5 përfaqësues të grupit të farmacistëve për fyerje dhe shpifje.
Këtë e bën me qëllim presioni ndaj këtij grupi dhe farmacistëve të tjerë anëtarë po të guxojnë të kërkojnë të mbrojnë të drejtat e tyre.
Po shpenzimet e gjyqit të dytë të ngritur prej saj kush do t'i paguajë?!
Përsëri farmacistët nga kuotat e tyre ! Po sikur farmacistët që fituan gjyqin të hapin një gjyq tjetër të tretë për dëmet që u shkaktoi UFSH (Këshilli Kombëtar dhe presidentja e saj) rrogat e humbura etj kush do t'i paguajë, nga do të dalin?! Përsëri nga kuotat e farmacistëve.
Pyesim: A funksionojnë këshillat disiplinorë për të gjykuar farmacistët anëtarë të UFSH në raste kur bëjnë shkelje të etikës profesionale?!
Pse nuk përdoren nëse janë të ligjshme?! Apo presidentja ka zgjedhur gjyqet për hakmarrje dhe shpërdorim fondesh? Përse paguhen këta të zgjedhur, për t'u marrë me gjyqe e sorollatje të kota apo për të zgjidhur problemet që ka sot U.F.SH.?
U bë një peticion nga mbi 500 farmacistë ku shpreheshin në favor të këtyre farmacistëve (moshë pensioni), si dhe shkruajnë që UFSH pothuaj nuk është ekzistente në hallet e tyre duke sugjeruar krijimin e sindikatave.
Ata kërkojnë dhe transparencë në fonde?!
A i di të gjitha këto Këshilli Kombëtar dhe presidentja përkatëse e UFSH?! Si ndihen tani ata? Ai i kanë analizuar këto ngjarje pasi paguhen nga farmacistët?
Presidentët rajonalë a konsultohen dhe i marrin në konsideratë mendimet, propozimet, diskutimet e anëtarëve të këshillave të tyre rajonalë para se ata të bëjnë vendime si këto që bënë e që bien ndesh me ligjet?
A e udhëheqin rajonin e tyre këta anëtarë nga të cilët janë zgjedhur? Presim ta mësojmë!

Nga grupi i farmacistëve pjesëmarrës në gjyq:

Andrea Matua
Afrim Tabaku
Dragush Kurti
Përparim Hoxha
Sadik Berisha

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC