Shëndetësi

kor102017

Komisioni Europian miraton Planin e ri të Veprimit për rezistencën antimikrobike

Mbështet në tre shtylla kryesore Plani i ri i Veprimit që Komisioni Europian ka ndërmarrë për të përballuar problemin e rezistencës antimikrobike. Është një shqetësim në rritje meqenëse ka arritur të shkaktojë 25 mijë vdekje në vit mes qytetarëve të BE-së, me një kosto për sistemet shëndetësore prej rreth një miliard e gjysmë eurosh.

Komisioneri evropian për Shëndetësinë, Vytenis Andriukaitis, kujton se rezistenca antimikrobike është një kërcënim global që kërkon një ndërhyrje urgjente: "Nëse nuk aktivizohemi shpejt, brenda vitit 2050 do të prodhojë edhe më shumë viktima nga kanceri".

Carlos Moedas, komisioner për Kërkime, inovacion dhe shkencë, shprehet se "nuk bëhet fjalë për një program që mund të përballohet vetëm nga një vend, por kërkon një bashkëpunim në nivel shtetesh, ashtu si dhe ndërmjet sektorit publik dhe privat".

Plani europian, ambicioz dhe i hartuar në 75 aksione (duke azhornuar të mëparshmin e 2011-s) mbështetet në idenë se shëndeti i njerëzve, i kafshëve dhe ambienti janë të lidhur ngushtë, duke kërkuar kështu një qasje strategjike të integruar të llojit "one health".

Shtylla e parë ngrihet mbi njohjen e rëndësisë së disponimit të të dhënave të plota e të përditësuara për fenomenin dhe përcakton hapat për përmirësimin e mbledhjes së tyre, duke fuqizuar gjithashtu koordinimin mes Shteteve anëtare që do të angazhohen në adoptimin e masave të kontrollit dhe vigjilencës.

Grupi i dytë i aksioneve fokusohet në kërkimin shkencor dhe inovacionin, si instrumente esenciale për të përpunuar nisma efektive për të kundërshtuar fenomenin. Do t'i jepet prioritet maksimal agjentëve patogjenë të pranishëm në listën e renditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (ndër të cilat Hiv, tuberkulozi dhe malaria). Në këtë fushë synohet një bashkëpunim i ngushtë me industritë e sektorit.

Shtylla e tretë krijohet mbi karakterin global të problemit të rezistencës antimikrobike që si e tillë kërkon një bashkëpunim që të kapërcejë kufijtë e BE: në veçanti një kusht i nevojshëm është përfshirja e vendeve në zhvillim të cilat janë edhe më të ekspozuara se ato europiane.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC