Shëndetësi

jan152018

Gjenetika jep shpresa të reja për tuberkulozin rezistent ndaj antibiotikëve

Në një studim në "European Respiratory Journal" është krahasuar një listë mutacionesh gjenetike që favorizojnë rezistencën e Mycobacterium tubercolosis ndaj antibiotikëve dhe që mund të kontribuojë në zhvillimin e testeve të shpejta të ndjeshmërisë ndaj barnave. Puna, është fryt i një bashkëpunimi mes shumë qendrave ndërkombëtare dhe është financuar nga Bill & Melinda Gates Foundation. Rreth një e katërta e të vdekurve nga tuberkulozi kanë patur forma të tij rezistente ndaj antibiotikëve, që paraqesin një problem të madh, i cili komplikohet edhe nga mungesa e të dhënave që lejojnë zhvillimin e testeve të shpejta.
"Kemi nxjerrë të dhënat e papërpunuara të korrelacionit gjenotik-fenotip, si pjesë të një rishikimi të plotë sistematik, me qëllim zhvillimin e një qasjeje analitike të standardizuar për interpretimin e rezistencës së lidhur me mutacionet për: rifampicin, isoniazid, ofloxacin/levofloxacin, moxifloxacin, amikacin, kanamycin, capreomycin, streptomycin, etionamide/protionamide e pyrazinamide", konfirmon Paolo Mioto, Qendra e Patogjeneve Bakeriale Emergjente në Spitalin e Milanos, autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë përllogaritur frekuencat e mutacionit në izolim, rezistencë dhe ndjeshmëri dhe kanë klasifikuar mutacionet në bazë të shkallës së lartë, të moderuar, të ulët dhe të papërcaktuar në të cilat këto parashikonin rezistencën.
Puna ka bërë të mundur identifikimin e plot 286 mutacioneve të lidhura me rezistencën. Kur metoda gjenotike përballej me metodën fenotipe, ndjeshmëria ndaj rifampicinës ishte 90,3%, ndërsa ndaj isoniazides 78,2% dhe specificiteti ishte përkatësisht 96,3% dhe 94,4%. Për barnat e linjës së dytë, ndjeshmëria varionte nga 67,4% për capreomycin-ën, në 88,2% për moxifloxacin-ën, me një specificitet që shkonte nga 90,0% për moxifloxacin-ën, në 99,5% për amikacin-ën.
"Studimi na jep një qasje të standardizuar dhe të plotë për interpretimin e mutacioneve si parashikuese të fenotipeve rezistente ndaj barnave të patologjisë Mycobacterium tuberculosis. Këto të dhëna mund të përdoren për interpretimin klinik të diagnostikës molekulare të brezit të ardhshëm, ashtu si edhe për një terapi të personalizuar efikase për pacientët me tuberkuloz rezistent ndaj barnave", përfundojnë autorët.


 European Respiratory Journal 2018. Doi: 10.1183/13993003.01354-2017
http://erj.ersjournals.com/content/50/6/1701354


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC