Shëndetësi

jan192018

Fruthi në Shqipëri. Kërkesë e shtuar e prindërve që duan të bëjnë vaksinën MMR

Ka shkuar në 20 numri i të prekurve nga fruthi në vendin tonë. Vetëm në Shërbimin e Pediatrisë po trajtohen 18 fëmijë të cilët më parë nuk e kishin bërë vaksinën MMR, që aplikohet në moshën 1-vjeçare, ndonëse disa prej tyre nuk e kanë mbushur ende këtë moshë.

Shqipëria ka një mbulesë të mirë të vaksinimit, në masën 96%, por ka edhe nga ata të cilët e refuzojnë apo e shtyjnë në kohë vaksinën MMR (ku përfshihet edhe fruthi), duke e lidhur atë me autizmin. Por, shfaqja e fruthit në vendin tonë ka bërë që shumë prindër të cilët e kishin refuzuar këtë vaksinë, majde kishin deklaruar në kartelën shëndetësore të fëmijës se mbanin përgjegjësi vetë dhe nuk do ta bënin, tanimë janë penduar. Në konsultoret e fëmijëve dhe në qendrat shëndetësore gjen fluks prindërish që kërkojnë të bëjnë vaksinën.

"Më parë vaksinat i bënim vetëm të mërkurën dhe të enjten, kurse tani i bëjmë përditë. Madje, kemi kërkuar vaksina shtesë", deklaron mjekja pediatre në Qendrën Shëndetësore numër 3, në Tiranë. Frika nga fruthi ka bërë që çdo ditë të bëhen 6 deri në 10 vaksina te fëmijët një vjeç.

Ndërkohë, të gjitha institucionet arsimore po kërkojnë vërtetim nga qendrat shëndetësore për respektimin e kalendarit të vaksinave për fëmijët. Asnjë fëmijë nuk pranohet në çerdhe, kopësht apo shkollë, nëse nuk i ka bërë të gjitha vaksinat e detyrueshme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC