Shëndetësi

jan222019

Fruthi. Humb jetën foshnja 4-muajshe e infektuar në urgjencën e pediatrisë

Një foshnjë 4-muajshe me inicialet A.A. nga Manza e Durrësit ka humbur jetën në shërbimin e pediatrisë në QSUT, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi. Burime nga QSUT-ja thonë se pasi u prek nga virusi i fruthit, gjendja shëndetësore e foshnjës u përkeqësua për shkak të një pneumonie masive. Edhe pse nën terapinë intensive të mjekëve pediatër në reanimacionin e pediatrisë, foshnja e vogël nuk mundi të mbijetonte.

Në një kohë kur vendi është në situatë fruthi, ky është rasti i parë që humb jetën këtë vit. Por, akoma më shqetësues është fakti se foshnja e vogël edhe shumë raste të tjera që po paraqiten në shërbimin e pediatrisë të prekur nga fruthi, janë infektuar po aty, në urgjencën e pediatrisë.

Burime të Doktor33 bëjnë me dije se foshnja kishte qenë e shtruar dy javë më parë në shërbimin e pediatrisë dhe sipas mjekëve, në atë rast, ajo ka rënë në kontakt me fruthin. Duke qenë vetëm 4-muajshe, ka qenë e pavaksinuar dhe ka kaluar komplikacione të rënda që janë të njohura tanimë për virusin vdekjeprurës.

Deri më tani, janë konfirmuar 21 raste të prekura nga virusi i fruthit. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë nën 2 vjeç, të pavaksinuar. Mjekët bëjnë apel që, për çdo rast, prindërit të evitojnë sa të munden shërbimin e pediatrisë dhe t'iu drejtohen pediatërve nëpër qendra shëndetësore. Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik iu bën thirrje prindërve të mos e shtyjnë në kohë vaksinën e MMR-së te fëmijët si në dozën e parë që bëhet 1 vjeç, ashtu edhe për dozën e dytë, që bëhet në moshën 5-vjeçare.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC