Shëndetësi

dhj172019

Pas një kanceri, trajtimi me testosteron, përmirëson përbërjen trupore

Një studim britanik sugjeron se burrat e rinj, që i kanë mbijetuar një kanceri, mund të përfitojnë nga terapia e zëvendësimit me testosteron. Këta janë pacientë që, në krahasim me popullsinë e shëndetshme, kanë nivele më të ulëta të testosteronit dhe këto ndryshime hormonale shoqërohen me një rritje të masës dhjamore të trungut dhe cilësi më të dobët të jetës, në krahasim me kontrollet e kombinuara.

"Ne kemi treguar se te meshkujt e rinj që i kanë mbijetuar kancerit me nivele të testosteronit në kufi, trajtimi 6-mujor me testosteron përmirëson përbërjen e trupit", shkruajnë Jennifer VValsh (Universiteti i Shefildit në Britaninë e Madhe) dhe kolegët, në studimin e botuar në "PLOS Medicine". Në të njëjtën kohë, trajtimi nuk përmirëson cilësinë e jetës. Studimi u krye në Britani të Madhe dhe përfshiu 136 burra që i mbijetuan kancerit të testikulit, limfomës dhe leucemisë në grupmoshën 25-50 vjeç, me testosteron total sierik në mëngjes, 7-12 nmol/l. Pjesëmarrësit u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të nisur një trajtim me testosteron xhel (Tostran 2%), ose xhel placebo, i cili u aplikua në lëkurë për 6 muaj. Pas 26 javësh, në krahasim me placebon, trajtimi me testosteron është lidhur me një rënie të masës dhjamore të trungut prej 1.8 kg dhe një rritje të masës së dobët prej 1.5 kg. Ulja e masës dhjamore ka rezultuar më e madhe te pacientët që e kishin më të lartë masën dhjamore të trungut në matjen fillestare, ndërsa cilësia e jetës, e vlerësuar nga një pyetësor i administruar për pjesëmarrësit, nuk ka rezultuar e ndryshme midis grupeve të trajtimit.

Siç është vërejtur nga autorët, kufizimet e studimit janë kohëzgjatja e shkurtër e trajtimit, fakti që janë përfshirë vetëm tre lloje të kancerit dhe që nuk ka endpointe të vështira, siç janë ngjarjet kardiovaskulare. "Ne sugjerojmë që te këta pacientë, terapia e zëvendësimit të testosteronit duhet të merret në konsideratë në kontekstin e ndërhyrjeve të tjera, për të përmirësuar përbërjen trupore", përfundojnë ata.


PLoS Med. 2019. doi: 10.1371/journal.pmed.1002960
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31714912


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC