Shëndetësi

mar62020

Për herë të parë, kontroll i pajisjeve dhe substancave për qëllime estetike. Në kontroll, edhe shitjet online të materialeve mjekësore

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati ndryshimet në ligjin për pajisjet mjekësore për vënien në kontroll të të gjitha pajisjeve mjekësore dhe substancave që përdoren nëpër qendra estetike si botox, filler apo të tjera, të cilat janë shndërruar në trend në vendin tonë. Deri më tani ekziston një treg i parregulluar ku të tilla produkte përdoren jo vetëm nëpër qendra estetike, por edhe nëpër parukeri dhe nuk i kontrollon askush, pasi nuk kishte një ligj të mirëfilltë për të rregulluar se si duhet të funksionojnë, ndërkohë që kanë pasoja në shëndetin e qytetarëve. Ligjit për pajisjet mjekësore i shtohen këto pika:
Pajisjet të cilat nuk janë të destinuara për një qëllim të caktuar mjekësor si më poshtë:
 
i. produkte të destinuara për t'u futur plotësisht ose pjesërisht në trupin e njeriut përmes mjeteve invazive kirurgjikale me qëllim të modifikimit të anatomisë ose fiksimit të pjesëve të trupit, me përjashtim të produkteve për tatuazhe dhe piercing.
ii. substancat, kombinime të substancave, ose produkte të destinuara për t'u përdorur për mbushjen e mukozës së fytyrës ose zona të tjera të lëkurës ose mukozës me anë të injeksionit subkutan, submukoz ose intradermal, duke përjashtuar ato për tatuazhe.
iii. pajisjet e destinuara për t'u përdorur për të zvogëluar, hequr ose shkatërruar indin dhjamor, siç janë pajisjet për liposuction, lipolizë ose lipoplastikë.
iv. rrezatimi elektromagnetik me intensitet të lartë, të tilla si: pajisje që lëshojnë rrezatim infra të kuq, dritë të dukshme dhe ultra vjollcë të destinuar për përdorim në trupin e njeriut, duke përfshirë burime koherente dhe jo-koherente, spektër monokromatik dhe të gjerë, si lazer dhe pajisje të lehta me pulsim intens, për rishfaqjen e lëkurës, tatuazhi ose heqja e flokëve ose trajtim tjetër i lëkurës.
v. pajisjet e destinuara për stimulimin e trurit, që aplikojnë rryma elektrike ose fusha magnetike ose elektromagnetike që depërtojnë në kranium për të modifikuar aktivitetin neuronal në tru.

Po kështu, në internet tregtohen produkte të tilla estetike, por edhe mjekësore të cilat tanimë do të jenë të kontrolluara edhe në ligjin që po përgatitet me këto ndryshime.

"Neni 24
Tregtimi nëpërmjet internetit

1. Tregtuesit me shumicë dhe pakicë të pajisjeve mjekësore mund t'i blejnë dhe t'i shesin ato nëpërmjet internetit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në fuqi.

2. Tregtuesit me shumicë dhe pakicë të pajisjeve mjekësore duhet t'i komunikojnë, paraprakisht, Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore informacionin e nevojshëm mbi pajisjet që do të tregtojnë nëpërmjet internetit.

3. Urdhri, që përcakton kriteret për shitjen me shumicë apo pakicë të pajisjeve mjekësore nëpërmjet internetit, miratohet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë."

Në ligjin e ri janë parashikuar edhe sanksionet për shkelje të tij, të cilat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 500 mijë lekë. Në rast se shkeljet përsëriten, atëherë subjektit i hiqet licenca.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC