Shëndetësi

mar312020

Coronavirusi, sot. Mbi 800 mijë infektime në botë. SHBA-ja përgatitet për valën e dytë. Shkon në 66, numri i mjekëve të vdekur në Itali

Mbi 800 mijë raste të coronavirusit në botë. Këtë e bën të ditur Universiteti "Johns Hopkins", duke zbuluar numrin e viktimave, që arrin në 38 mijë. SHBA-ja është vendi me numrin më të madh të infektimeve (164.610), i ndjekur nga Italia (101,739) dhe Spanja (87,956). Shtetet e Bashkuara tashmë po mendojnë për një valë të dytë të mundshme në vjeshtë. "Shpresojmë të mos ndodhë, komentoi Donald Trampi, por ne jemi gati".

Ndërkohë, në Spanjë, është arritur tashmë kulmi i ri i viktimave për shkak të coronavirusit. Mbi 8 mijë të vdekur, një rritje rekord në 24 orë. Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 849 vdekje të reja, duke e çuar bilancin në 8,189. Numri i përgjithshëm i infektimeve është 94.417, 6.461 më shumë se një ditë më parë.

Italia ka shënuar vdekje të reja mes buzave të bardha nga epidemia Covid-19. Kanë vdekur tashmë edhe tre mjekë të tjerë, duke e çuar numrin e tyre në 66. Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë bën të ditur se, një mjeke familjeje nga Mesina, një kardiolog në Komo dhe një gjinekolog nga Roma, nuk kanë mundur t'i mbijetojnë sëmundjes.

Këshilltari për Mirëqenien e rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera, ka thënë se "në mes të prillit kurba e ngjitjes duhet të bjerë". Duke folur për trendin e infektimeve në Lombardi, ai është shprehur: "Në Lombardi jemi pak më përpara; të dhënat tashmë janë stabilizuar. Grafiku nuk është më në rritje, por nuk ka rënë ende. Italia është nja dy javë pas nesh, përfundoi ai, sepse masat e kontrollit kanë patur një funksion të rëndësishëm parandalues".


Burimi: MEDIASET


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC