pri242020
Coronavirusi. Veprimi antiviral i peroksidit të hidrogjenit, povidones ose klorheksidinës gjatë shpëlarjeve të gojës
Gjatë fillimit të epidemisë nga COVID-19, në ambientet stomatologjike nisi të qarkullonte një artikull i publikuar në "International Journal of Oral Sciences", nga autorët kinezë të Universitetit në Chengdu, i titulluar "Transmission routes of 2019-nCoV and control in dental practice". Ky artikull ofron një analizë të hollësishme mbi riskun infektiv në klinikën dentare dhe mënyrat e parandalimit, duke u kthyer në një bazë të rëndësishme diskutimi sa i përket vendosjes së linjave të zhvillimit gjatë menaxhimit të riskut infektiv në klinikat tona.
Menaxhimi i riskut nga COVID-19 do të jetë një sfidë me të cilën duhet të përballet sektori stomatologjik për muaj me radhë, përveç emergjencës që po përjetojmë tani, duke e reduktuar punën vetëm për urgjencat. Kjo zgjidhje nuk mund të zgjasë për një kohë të gjatë, jo vetëm për motive ekonomike, por edhe sepse kujdesi për shëndetin oral nuk mund të drejtohet për një kohë të gjatë nga emergjenca. Prandaj është e rëndësishme që ajo çfarë këshillohet nga institucionet, të bazohet në evidenca të sakta ose nëse këto mungojnë, komuniteti shkencor mund të veprojë për t'i krijuar ato.
Në artikull, autorët rekomandojnë shpëlarjen e gojës me peroksid hidrogjeni 1% ose povidone 0.2% për inaktivizimin e virusit që mund të jetë i pranishëm në kavitetin oral. Në fakt, nuk këshillohet përdorimi i dezinfektantit të zgjedhur, siç është klorheksidina 0.2% që përdorim të gjithë prej vitesh, me rezultate të shkëlqyera sa i përket parandalimit të përgjithshëm të riskut infektiv, por edhe për të ulur ngarkesën e viruseve rezistente, si HBV-ja. Përdorimi i peroksidit edhe në përqindje të vogla, ka kundërindikacione të shumta, ndër të cilat, edhe risku i deskuamimit të epiteleve orale, përveç një arome shumë të pakëndshme që mund të çojë në rënien e pëlqimit, qoftë nga stomatologu, qoftë nga pacienti.
Pra, rrezikojmë të kemi një pajisje dezinfektimi ndoshta më efikase, por që gjeneron problematika të tjera dhe mund të mos e përdorin të gjithë.
Përdorimi i povidones që hollohet, i pranishëm në treg si iodopovidone 1%, mund të prodhojë në fakt një pajtueshmëri më të vogël dhe një hollim jo të njëtrajtshëm nga ana e të gjithë kolegëve. Hollimi i produktit sidoqoftë është një procedurë shtesë që mund të rëndojë më tej procedurat e shumta që zbatohen për frenimin e infektimit, duke gjeneruar mundësisht gabime ose aderim më të vogël ndaj rekomandimeve nga ana e ndonjë kolegu. Furnizimi i tij i pakët gjatë muajve në vijim mund të jetë i komplikuar për shkak të kufizimeve që do të qëndrojnë për disa kohë. Përdorimi i povidones është mbështetur edhe nga autorët e një artikulli në vitin 2006, të publikuar në "Dermatology", sërish nga studimet in vitro dhe ato për virusin SARS, jo COVID-19.
Nga ana tjetër, kemi një përbërje, klorheksidinën, që përdoret gjerësisht prej vitesh, me lehtësi nga pothuajse të gjithë stomatologët.
Rikujtojmë që rekomandimi i peroksidit dhe povidones bëhet pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe të mbështetur nga evidenca të sakta. Duke qëndruar nga ana e sigurisë teorike të përbërjeve dezinfektuese, në fakt mund të gjenerohet një pajtueshmëri më e vogël që redukton në të vërtetë efektin parandalues. Autorët e artikullit mbështesin në rekomandimin e tyre edicionin e pestë të "Guidelines for the Diagnosis and Treatment of Novel Coronaviruses Pneumonia", që është lëshuar nga autoritetet shëndetësore kineze. Por, duke lexuar këto udhëzime, nuk kemi gjetur indikacione mbi efikasitetin e dy përbërjeve në shpëlarjet e gojës (peroksid vs klorheksidinë), por vetëm indikacione për efikasitetin e tyre nëpër sipërfaqe (peroksidi ishte superior, ndërsa klorheksidina inferiore).
Ky rekomandim është gjetur edhe në një dokument të OBSH-së, gjithmonë duke iu referuar dezinfektimit të sipërfaqeve. Përveçse bëhet fjalë për një situatë të ndryshme (dezinfektimi i sipërfaqeve dhe jo shpëlarja e gojës), udhëzimet kineze në të vërtetë nuk sjellin të dhëna mbi efikasitetin e shpëlarjeve orale.
Klorheksidina është një përbërje që qëndron në mukozat orale dhe është pra e mundshme që në zgavrën orale të kemi një efikasitet më të madh sesa në sipërfaqe. Ne kemi kontaktuar autorët e artikullit për të kërkuar sqarime dhe me shpejtësi ekstreme, prof. Baio Ren na ka ofruar mbështetje të tjera për rekomandimet e tyre, duke sjellë një rishikim të literaturës së publikuar në "Journal of Hospital Infection" mbi efikasitetin e dezinfektantëve të ndryshëm në sipërfaqe (jo në zgavrën orale) për një seri coronavirusesh. Në veçanti, studimi i vetëm që ka vlerësuar efikasitetin e klorheksidinës ka qenë një studim i vitit 1988, i kryer në shtame coronavirusi te minjtë dhe qentë, gjithmonë in vitro. Artikulli risjell një efikasitet më të vogël të klorheksidinës 0.2% në shtame të tjera coronavirusi.
Një artikull tjetër i publikuar së fundmi në "Chinese Journal of Stomatology" në fakt rekomandon përdorimin e povidones 1% (e mirënjohura Betadinë) ose cetilpiridin klorurit 0.05%-0.10%. Edhe këto rekomandime duken të bazuara vetëm në studime in vitro dhe në shtamet e tjera të coronaviruseve. Rekomandimet e dy artikujve të tjerë kanë hyrë në dokumentin e lëshuar nga CAO ne rajonet lombarde dhe artikulli i shfaqur në "International Journal of Oral Sciences" është përkthyer edhe në italisht. Rikujtojmë se është i nevojshëm një thellim i mëtejshëm mbi këtë rekomandim për të cilin opinioni ynë i përbashkët është që kemi baza shkencore të dobëta.
Për momentin, kujtojmë që nuk ekzistojnë baza të sakta për rekomandimin e një dezinfektuesi në vend të një tjetri dhe është e dobishme që komuniteti shkencor të çojë përpara kërkime dhe reflektime të mëtejshme për të përpunuar një politikë ndoshta jo menjëherë, por për muajt e ardhshëm, aty ku do të na çojë emergjenca COVID-19, por do të na duhet të përballemi me rikthimin në aktivitetin tonë klinik me një ndërgjegjësim të ri.
Nën kujdesin e: Prof. Laura Strohmenger, Spitali San Paolo, Universiteti i Studimeve të Milanos, dr. Alessandro Vitali, profesionist i pavarur, Bergamo; dr Alessandro. Villa, Departamenti i Shkencave Orofaciale, Universiteti i Kalifornisë, San Francisco.
Thelllime mbi temën:
National Health Commission of the People's Republic of China. Guidelines for the diagnosis and treatment of novel coronavirus pneumonia. 5th edition.
Xian P et al. "Transmission routes of 2019-nCoV and control in dental practice" International Journal of oral Sciences (2020) 12: 9
"Persistence of coronaviruses on inanimate surfaces and their inactivation with biocidal agents" J of Hosp Infection 104 (3) 246-251
Li Z and Meng L "Prevention and control of new coronavirus infection in oral diagnosis and treatment" Chinese Journal of Stomatology, 2020 55 (00)
Saknimit M et al "Virucidal Efficacy of physico-chemical treatments against coronaviruses and parvoviruses of laboratory animals" Exp. Anim. 37(3) 341-345, 1988
Federazione regionale degli ordini dei medici chirurghi e degli odontoiatri della Regione Lombardia - Commissioni Albo Odontoiatri. "Linee guida sulla gestione del paziente durante l'emergenze COVID19".