Shëndetësi

nën42020

Shëndeti i lëkurës midis maskave dhe xhelit dezinfektues. Këshillat e dermatologëve

Përdorni pastrues joagresivë për të pastruar fytyrën, vendosni një produkt dermokozmetik funksional dhe masazhojeni mirë që ta përthithë lëkura para se të vini maskën mbrojtëse, lyeni duart dhe thonjtë me kremra hidratues dhe jepini përparësi ujit e sapunit kundrejt xhelit pastrues. Këto janë disa nga sugjerimet që vijnë nga ekspertët për subjektet që vuajnë nga aknet, rosacea ose sëmundje të tjera të lëkurës, por edhe nga dermatiti irritues i cili tenton të shtohet për shkak të përdorimit të shpeshtë të xhelit pastrues.

 

Në rast patologjish, përdorni produkte specifike dhe kushtojini rëndësi përthithjes

"Nuk ka kundërindikacione për maskat e detyrueshme kur vuani nga aknet, rosacea ose sëmundje të tjera të lëkurës, por ekzistojnë rregulla të thjeshta që duhet të zbatohen para se të "armatosni veten" me maskë mbrojtëse (Ffp2, kirurgjikale ose prej cohe), thonë ekspertët në Kongresin e 94-t Kombëtar të Shoqatës Italiane të Dermatologjisë Mjekësore, Kirurgjikale, Estetike dhe SST-ve, këtë vit në versionin dixhital.
Giuseppe Monfrecola (Universiteti i Napolit Federico II), shpjegon: "Maska mbrojtëse prodhon një mikromjedis dukshëm të ndryshëm nga lëkura e lirë, por kjo nuk do të thotë se ata që vuajnë nga aknet, rosacea ose sëmundje të tjera të lëkurës nuk duhet ta vënë atë, përkundrazi. Thjesht i duhet kushtuar vëmendje higjienës dhe përdorimit të produkteve të duhura. Në veçanti, shton ai, duhet pasur më shumë kujdes në përhapjen e produkteve të përdorura, duke i bërë ato të përthithen mirë. Përndryshe, krijohet një mbulesë e dyfishtë: ajo e kremit dhe ajo e maskës që në mënyrë të pashmangshme do të vështirësojë punën e lëkurës. Pasi të jetë bërë ky veprim, le të vendosim maskën dhe të jemi të qetë".
"Maskat nuk u shkaktojnë probleme njerëzve me lëkurë të shëndetshme, që i mbajnë ato për kohë të kufizuar. Ndryshe, natyrisht, është rasti i mjekëve, infermierëve dhe personelit që punon në pavijonet Covid: të gjithë kemi parë shenjat në fytyrë të shkaktuara nga veshja e tyre për orë e orë të tëra. Për të gjithë të tjerët nuk ka kundërindikacione ose sensibilizime të mundshme. Përkundrazi, në mënyrë paradoksale, maska tenton të hidratojë lëkurën, duke qenë se frymëmarrja krijon një mikromjedis të ngrohtë dhe të lagësht. Pra, sot, rreziku i vetëm është: Të mos e vini!", vazhdon Monfrecola.

 

Higjiena e duarve. Kujdes nga dermatiti irritues

Higjiena e duarve është gjithashtu pjesë e strategjisë së kontrollit të Covid-19: një gjest gjithnjë e më i shpeshtë gjatë ditës kur hyni dhe dilni nga një farmaci, dyqan, bar, supermarket dhe duke përdorur çdo herë, një detergjent të ndryshëm antimikrobik. Pra, çfarë të bëni për të mbrojtur duart dhe thonjtë? "Thonjtë dhe lëkura e duarve në këtë periudhë i nënshtrohen një stresi më të madh, shpjegon Bianca Maria Piraccini (drejtoreshë e Shkollës Pasuniversitare të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Universitetin e Bolonjës), sepse nëse një i rritur lan duart nga 6 në 10 herë në kushte normale, sot ne priremi ta dyfishojmë këtë numër. Gjithashtu, vetëm një në 10 vetë përdor një pastrues të butë dhe vetëm një në 30, përdor krem hidratues për lëkurën dhe thonjtë pas larjes. Gjithashtu, kur hyjmë në dyqane, ne përdorim kimikate, xhel pastrues dhe antimikrobikë dhe kjo ndodh të paktën 20-30 herë në ditë. Ata që punojnë në spitale ose klinika, edhe më shumë. Pasoja është dehidratimi i rëndë i lëkurës. Këshilla e parë është t'i jepni përparësi ujit dhe sapunit mbi xhelin pastrues. Por, duke qenë se të dy dehidratojnë lëkurën dhe dobësojnë thonjtë, incidenca e dermatitit irritues mund të rritet dhe, me dimrin dhe ardhjen e të ftohtit, gjithçka përkeqësohet. Kështu, këshilla është që t'i lani duart me kujdes, duke pasur kujdes që të përdorni gjithmonë një krem hidratues pas pastrimit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC