Shëndetësi

nën132020

Covid-19. Dr. Hans Kluge: 200 mijë teste të shpejta për Shqipërinë brenda 7-8 javësh

"Në këtë situatë të pandemisë së COVID-19, kur virusi po përhapet me shpejtësi, OBSH-ja do të mbështesë Shqipërinë me 200 mijë teste të shpejta brenda 7-8 javësh", deklaroi kreu i saj për Evropën një ditë më parë në Tiranë, dr. Hans Kluge. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se testet e shpejta ndihmojnë shumë në menaxhimin e pandemisë së COVID-19, pasi janë të thjeshta, mund të kryhen nga mjeku i familjes e nuk kërkojnë laborator apo pajisje të veçantë.

"Testet e shpejta shkurtojnë kohën e daljes së përgjigjes. Ato dalin në më pak se 40 minuta, ndërkohë që PCR-ja kërkon kohë shumë më të gjatë. Kjo kohë e shkurtuar do të ndihmojë shumë për të gjurmuar rastet pozitive", u shpreh dr. Silva Bino.

Testet e shpejta zbulojnë antigjenin, por ato kanë ndjeshmëri të ulët dhe shpesh mund të dalin fals negative.
"Ndjeshmëria e tyre është 90 deri 70 %, por kur rezultojnë pozitive, rezultati është me të vërtetë pozitiv. Ndërsa në rastet kur del negativ dhe personi ka simptoma, atëherë do të konfirmohet me PCR. Por, testimi i shpejtë është i rëndësishëm vetëm nëse do të shoqërohet me izolim dhe karantinim, pasi në rast të kundërt nuk ka vlerë", theksoi dr. Silva Bino.

Bino tha se në Shqipëri mund të kenë hyrë teste të shpejta në disa klinika private, por ato nuk zbulojnë antigjenin, zbulojnë antitrupat dhe nuk janë të besueshme.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC